Zaev: Regjistrim do të ketë në prill, sido që të jenë rezultatet nuk do të ndërrohet Kushtetua dhe Marrëveshja e Ohrit

“Regjistrim të popullsisë do të ketë në prill dhe nuk ka asnjë arsye që përsëri të anulohet”, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Siç tha ai, sido që të jenë rezultatet nga regjistrimi nuk do të ndryshohet as kushtetua e as Marrëveshja e Ohrit, njofton Portalb.mk.

“Prill 2021 është muaji për zbatimin e regjistrimit. Regjistrimin e anuluam pasi që Hristijan Mickoski dhe opozita kërkuan që të anulohet disa muaj përpara pandemisë, a u harmonizua gjithçka. Tani shoh se hapen disa debate nëse do të ndryshohet Kushtetuta, Marrëveshja e Ohrit. Tamam puna, njëqind herë thash se regjistrimi dhe rezultatet assesi nuk do të ndikojnë në Kushtetutë dhe Marrëveshje të Ohrit. Regjistrimi duhet të zbatohet për shkak të zhvillimit të barabartë, parametrave ekonomik, statistikat që na duhen në shtet”, tha Zaev.

Ndryshe, shumica e partive politike parlamentare të opozitës nuk besojnë në procesin e regjistrimit dhe alarmojnë për mundësinë që ai të keqpërdoret politikisht, bazuar në përvojat e mëhershme të shtetit në realizimin e proceseve të regjistrimit. Në këtë mënyrë, partitë kanë rezerva sa i përket mbështetjes së projekt – ligjit për regjistrim të cilin Qeveria veç më e ka dorëzuar në Kuvend dhe synon që të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ky proces të realizohet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në ndërkohë, Zyra e Statistikave të Shtetit ka filluar përgatitjet për kryerjen e një regjistrimi, i cili për herë të fundit u zhvillua në vitin 2002. Një regjistrim pilot u krye verën e kaluar në disa komuna dhe u siguruan laptopët dhe softuerët e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit të popullsisë.

Raportohet se ky procesi do të realizohet përmes formës elektronike, duke shfrytëzuar mjete në vlerë prej 3.3 milionë euro.

Portalb.mk, ka shkruar se nëse gjatë regjistrimit të popullsisë nuk do të merret parasysh përkatësia etnike e popullatës, ashtu siç u paralajmërua paraprakisht, regjistrimi rrezikon të dështojë sikur në vitin 2011, ndërkaq hapet mundësia që në mungesë të numrave zyrtarë të bëhen lojëra me numra të paverifikuara dhe me këtë do të shkelej parimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO) për përfaqësim të drejtë dhe Kushtetuta e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button