Instituti për Demokraci në RMV: Qeveria i detyrohet qytetarëve të zgjedhë drejtuesit më të mirë në insititucione

Instituti për Demokraci me një letër drejtuar Kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendës Kryeministrit për luft kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, ka reaguar për emërimin e drejtuesve të disa institucioneve publike. Ata shprehen se e kanë pranuar me zhgënjim lajmin se në seancën e ardhshme të Qeverisë, do të fillojë emërimi i personave si drejtues të disa institucioneve publike dhe shpresojnë se është vetëm dezinformatë, njofton Portalb.mk.

“Qytetarët e Republikës meritojnë potencialin më të mirë njerëzor me të ciën disponon vendi ynë. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që gjatë zgjedhjes së personave udhëheqës kur të mundësohet një procedurë publike dhe kompetitive, ku do të aplikojnë më shumë kandidatë. Vetëm përmes konkurrencës, njerëzve që nuk janë anëtarë të një partie politike mund t’u jepet një shans për të drejtuar një institucion dhe për të ndihmuar shtetin me njohuritë e tyre”, thuhet në njoftimin e Institutit për Demokraci.

Nga ky Institut, thonë se nëse Qeveria do të parandalojë emigrimin e profesionistëve, duhet t’u jepet atyre një shans për të treguar veten. Përndryshe, ata do të gjejnë një vend tjetër ku aftësitë dhe njohuritë e tyre do të vlerësohen, ndërsa qytetarët e vendit tonë do të paguajnë çmimin me shërbime më pak cilësore.

“Instituti për Demokraci ju kujton se Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga ju tashmë ka filluar një proces të ndryshimeve ligjore për të siguruar një zgjedhje më të mirë për zyrtarët udhëheqës. Por edhe pa një ligj të ri, Qeveria ka të gjitha mjetet për të bërë zgjedhjen e duhur me procedura të qarta, publike dhe të drejta.  Pritjet për qeverisje më të mirë dhe braktisjen e klientelizmit dhe patronazhit të partive janë artikuluar qartë në shumë vende, përfshirë raportin e fundit të Komisionit Evropian, thuhet në reagim.

Atat thonë se emërimi sipas marrëveshjeve të partive dhe koalicionit do të ndikojë negativisht në vlerësimet pasuese nga shoqëria civile, Komisioni Evropian, Sigma dhe vlerësues të tjerë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button