RMV, Zjarrfikësit kanë paralajmëruar grevë, kërkojnë kthimin e 20 përqindëshit të hequr muaj më parë

Zjarrfikësit kanë paralajmëruar masa radikale, gjegjësisht grevë, nëse në rrogën e ardhshme të tetorit nuk iu kthehen 20% të cilat u janë hequr nga rrogat e mëparshme. Ata në një letër drejtuar Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve -Shkup dhe Qytetit të Shkupit, njoftojnë këtë të fundit se kanë afat prej pesë ditësh të ditëve të punës që të pranojnë kërkesat e tyre, përndryshe pason grevë, transmeton Portalb.mk.

Këtë e njoftoi zjarrëfikësi Nuredin Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se “Аsnjëherë nuk kemi menduar se do të vijë një moment ku nuk do të kemi zgjidhje”

Në mbledhjen të cilën e kanë zhvilluar zjarrfikësit është formuar kryesi inicuese për mbajtjen e grevës, si dhe kanë qenë të  pranishëm 100 të punësuar në Brigadën kundër zjarrit.

“Është vendosur që të informohen të sipërpërmendurit, se kërkojmë 20%, të cilat na janë hequr nga rroga, të na kthehen në rrogën e ardhëshme të tetorit. Kjo kërkesë është në përputhje me vendimin gjyqësor”, thuhet në letër.

Ndryshe, muaj më parë Qyteti i Shkupit ua shkurtoi pagat zjarrëfikësve për 20 për qind. Shilegov atëkohë pati deklaruar se shkurtimi nuk ka ardhur me dëshirën e tij, por se janë shkurtuar bllok dotacionet. Ndërkaq reagimet e zjarrfikësve i konsideronte si manipulim.

“70 milionë denarë Qyteti i Shkupit ka paguar dy vitet e kaluara, për orët shtesë për paditë që i kanë dërguar. Mendoj se bëhet fjalë për keqpërdorim apo manipulim nga zjarrfikësit. Kurse e di se ka qenë në plan por sërish do të duhet të shqyrtohet gjendja në buxhetin qendror për rritjen e bllok dotacioneve. Për mua mbetet imperativ që pajisjen mbrojtëse ta rrisim në nivel të lartë”, deklaroi Shilegovi.

Sindikata e zjarrfikësve në Shkup vlerëson se rroga e tyre duhet të jetë 25-26 mijë denarë, ndërsa aktualisht paguhen vetëm për 20 mijë denarë. Ata theksojnë se paga e tillë është e bazuar në ligje dhe vendime të gjykatës.

LEXO: Zjarrfikësit të revoltuar me uljen e pagës në 20 mijë denarëve, Shilegov i quan “manipulatorë”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button