Shkup, ka ndërruar jetë një mjek i cili punonte me pacientët e infektuar me kovid-19

Pulmologi Trajçe Neskovski (32) ka ndërruar jetë sot pasi në gjendje të keqe shëndetësore me veturë kishte goditur një veturë tjetër dhe më pas kishte përfunduar në disa drurë në Shkup. Pas akisdentit, ai është dërguar në Qendrën Urgjente, mirëpo doktorët nuk arritën të ja shpëtojnë jetën, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Pacienti nderoi jetë një orë pas reanimacionit. Trupi i është dorëzuar medicinës gjyqësore për të vërtetuar shkaktarin e vërtetë të vdekjes. Bëhet fjalë për kolegun tonë specializant në Klinikën për Pomologji, i cili udhëhiqte me njësinë kovid në spitalin për fëmijë në Kozle, ndërkaq sot ishte i angazhuar në Klinikën Infektive. Indiciet tona thonë se diçka i kishte ndodhur”, deklaroi për SDK, Maja Mojsova nga Klinika për Reanimacion.

Nga MPB kumtuan se më datë 14.10.2020 në ora 16:35 të njëjtit janë lajmëruar se në një rrugë të Shkupit ka ndodhur një aksident në mes një veture Citroen me tabela të Gostivarit dhe Opel me tabela të Strumnicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button