Vaksina kundër Kovid-19, edhe një kompani tjetër i pezulloi punimet

Pas pezullimit të punimeve nga kompania Johnson&Johnson në fazën finale për testimin e vaksinës kundër virusit korona, tashmë edhe kompania farmaceutike amerikane “Eli Lilly” i pezulloi punimet.

Kompania “Eli Lilly” sot njoftoi se ka pezulluar testimet për ilaçin kundër virusit Kovid-19. Raportohet se terapia në të cilën bazohet, në antitrupa, është e ngjashme me atë  që e shfrytëzoi presidenti Donald Trump tani gjatë tejkalimit të virusit korona.

Pasi te një nga vullnetarët pjesëmarrës të testimit të vaksinës kundër Kovid-19 u shfaqën sëmundje anësore, dje gjithashtu u pezullua testimi i fazës së fundit të vaksinës për Kovid-19 nga kompania amerikane Johnson&Johnson. Kjo është ndërprerja e dytë e vaksinës së kompanisë Johnson&Johnson pasi njëjtë një pacient ishte sëmurë. Në testimin e kompanisë Johnson&Johnson janë përfshirë 60 mijë vullnetare nga vende të ndryshme, ndërsa “Eli Lilly” së bashku me kompaninë kanadeze “AbCellera” planifikojnë realizimin e provave me ndihmën e 10 mijë vullnetarëve.

Kompania farmaceutike amerikan Johnson & Johnson në muajin shtator ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Vaksina e Johnson & Johnson është një nga vaksinat potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Ndryshe, Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore dje miratoi një shumë prej 12 miliardë dollarësh për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për korona virus, teste dhe trajtime tjera për qytetarët e vendeve të tyre.

Ministri federal i shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn ka deklaruar se vaksinimet ndaj korona virusit në Gjermani mund të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Siç qëndrojnë gjërat tani, unë supozoj se mund të fillojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm,” tha Spahn gjatë një video konference më 12 tetor.

LEXO: Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19
LEXO: Filloi fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19 nga kompania amerikane J&J
LEXO: Banka Botërore miratoi 12 miliardë dollarë për financimin e vendeve të varfëra me vaksina kundër Kovid-19

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button