Në Itali dhe Poloni vazhdoi rritja intensive e raste pozitive me Kovid-19

Në Itali në 24 orët e fundit u regjistruar 7332 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërkohë në Poloni janë regjistruar 6 526 raste të reja.

Rezultatet e fituara vijnë pas realizimit të 43 800 testeve në Poloni, ndërsa në Itali ndërkohë janë realizuar 153 mijë teste.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar edhe 43 viktima të infektuar nga virusi korona, ndërsa në Poloni u regjistruar 116 viktima.

Në Itali gjithsej deri më tani janë realizuar 244 065 teste gjithsej, prej të cilave 36 289 kanë rezultuar pozitiv. Në Poloni deri më tani janë regjistruar 141 804 raste pozitive.

LEXO: Evropa shtrëngon masat kundër koronës, gjendja konsiderohet serioze

Çekia dhe Holanda janë ndër vendet, të cilat, që sot po shtrëngojnë masat dhe kanë vendosur mbyllje të pjesshme, ndërsa Evropa nuk arrin të frenojë rritjen e lartë të numrit të rasteve të reja me korona virus. Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet sot popullit për të njoftuar kufizime shtesë, ndërsa mediat lokale raportojnë se në disa pika të nxehta, të tilla si Parisi, mund të vendoset orë policore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte 700,000 raste të reja të koronavirusit në Evropë javën e kaluar, që është për 34% më shumë se një javë më parë.

“Raporti i fundit nga Instituti i shëndetit public për periudhën prej 5 tetorit deri 11 tetor ka vërejtur rritje të numrit të të të infektuarve dhe të përqindjes së rasteve positive nga testimi, më të prekur janë personat e moshës prej 30 deri 39 vjeç”, raportojnë sot nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, duke sqaruar se nga 13 028 testimet, janë identifikuar 2 243 raste të reja, që vlerësohet 86.5% më shumë se në javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button