Komisioni vendosi për ndeshjen e anuluar Juventus-Napoli

Në fundjavën e parë të tetorit ishte në plan të zhvillohej ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Napolit në Torino të Italisë, raporton Portalb.mk. Kjo ndeshje nuk i zhvilluar për asnjë minutë, duke e marrë parasysh se ekipi i Napolit nuk kishte udhëtuar fare nga Napoli për në Torino, si rezultat i gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike.

Komisioni disiplinor vendosi për një fitore të  Juventusit në tavolinë, si zakonisht ne rezultat 3-0. Raportohet se një vendim tjetër që është marrë njëkohësisht është edhe marrja e një pike nga pikët e deritanishme të Napolit nga tabela e Serie A.

Ndeshjet e radhës në Serie A vazhdojnë më 17 tetor, kur Napoli duhet të pret në fushën e vet ekipin e Atalantës, ndërsa atë ditë në mbrëmje Juventusit do të jetë mysafir i ekipit të Crotones, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Në këtë ndeshje pritet të mungoj futbollisti Cristiano Ronaldo, i cili ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button