Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 80 raste të reja, ndërsa 55 pacientë janë shëruar nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetësisë publik në Kosovë, duke sqaruar se gjithsej të shëruar janë 14,460 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë realizuar gjithsej 650 teste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 17 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Skenderaj, Viti dhe Vushtrri”, raportojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button