fbpx

RMV, Në muajin gusht sivjet ka pasur shumë më pak turistë të huaj, ndërsa më shumë turistë vendor

Në vitin 2019 në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut u regjistruar 216 321 turistë, ndërsa sivjet në muajin gusht janë regjistruar gjithsej 133 704 turist, transmeton Portalb.mk. Sivjet kemi rritje të numrit të turistëve vendor, pasi vitin e kaluar ishin regjistruar 116 189 turistë vendor, ndërsa sivjet 126 509 turistë vendor.

Nga 133 704 turistët e regjistruar në muajin gusht, vetëm 7 195 ishin turistë të huaj. Turistët e huaj kryesisht ishin nga Polonia (774), Greqia (703), Serbia (539), Shqipëria (608), Turqia (571) dhe tjerët nga shtetet e ndryshme.

“Numri i turistëve në muajin gusht 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 38.2%, ndërsa numri i netëve të kaluara për 24.3%. Numri i turistëve vendor në gusht të vitit 2020, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është rritur për 8.9%, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 92.8%”, raportojnë nga Enti.

Sipas Entit shtetëror të statistikave, në Maqedoninë e Veriut në tetë muajt e parë në vitin 2019 kishte 839 045 turistë, ndërsa në tetë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 336 584 turist.

“Në periudhën janar – gusht të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i i përgjithshëm i turistëve është ulur për 59.9%, edhe atë: te turistët vendor për 25.3%, ndërsa te turistët e huaj për 82.2%”, raportojnë nga Enti.

Nga 133 704 turistët e regjistruar në muajin gusht, 4 412 turistë janë sistemuar në Shkup, 114 232 në vendbanimet me liqen, ndërsa turistë tjerë në vendet tjera.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close