RMV, Qeveria propozoi privatizimin e Postës së Maqedonisë

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim. Një studim fizibilitetit do të kryhet për të parë se cilat janë mundësitë, por në propozim është shitja e plotë apo privatizimi ose një partneritet publiko-privat, njofton Portalb.mk.

“Në këtë mbledhje Qeveria e përcaktoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare, i cili, sipas nenit 137 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dorëzohet për miratim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lidhur me këtë pikë, Qeveria i obligoi zëvendës kryeministrin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, ministrin e Ekonomisë dhe drejtorin e Postave Nacionale, të nisin përgatitjen e studimit fizibiliti për mundësitë e fillimit të procedurës për ndërmarrjen e kompanisë me partneritet publik-privat ose me privatizim, që të mund të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend, sipas rregulloreve të BE-së.

Situata e krizës shëndetësore me pandeminë e korona virusit dhe sidomos pas falimentimit të Eurostandard Bank, janë gjeneruar humbje të mëdha.

Ndryshe, Banka popullore e Maqedonisë së Veriut më 26 gusht të këtij viti mori vendim për t’ia marrë licencën Bankës Eurostandard, sipas Ligjit për Bankat dhe hapi procedurë të falimentimit. Shpjegimi ishte se Banka Eurostandard nuk i plotësonte kushtet minimale të funksionimit, por që të gjitha depozitat, në 99.4% të depozituesve, do të paguhen brenda afateve ligjore, sipas kushteve të Fondit për sigurim të depozitave.

Sipas deklaratës së atëhershme të guvernatores Anita Bezhoska Angellovska, pjesa e aseteve bankare të Eurostandard Bank në totalin e aktiveve bankare të vendit ishte nga 1.3 në 1.7 % të depozitave dhe kredive totale.

Më 15 shtator, Fondi i sigurimit të depozitave filloi me pagimin e kompensimit të shumës së siguruar depozituesve të Bankës Eurostandard deri në shumën maksimale të përcaktuar ligjërisht prej 1.850.889 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button