Çfarë është skaneri LiDAR dhe çfarë funksioni kryen në iPhone 12?

Me kamerën e re të iPhone Apple premton tre gjëra: efekte foto dhe video, realitetin e shtuar dhe skanim objektesh dhe hapësirash. Dy të fundit shkojnë kryesisht për zhvilluesit dhe bizneset të cilët janë në kërkim të krijimit të hartave vizuale, shkruan Pcworld.al.

Por një përdorues i zakonshëm do të mjaftohet me efektet foto dhe video. Çfarë është skaneri LiDAR prezent në iPhone 12 Pro dhe Pro Max?

Përtej aplikimit të tij në realitetin e shtuar, sensori Lidar funksionon duke lëshuar lazera të cilët masin distanca. Në iPhone 12 Pro dhe Pro Max Apple është duke e përdorur për të përmirësuar autofokusin. Kompania thotë se si rezultat autofokusi është 6 herë më i shpejtë në dritë të pakët krahasuar me një kamër normale.

Gjithashtu sensori LiDAR mundëson foto më cilësore portret në kushte me dritë të pakët. Koncepti i përdorimit të një sensori të dedikuar thellësie nuk është diçka e re.

Shumë telefonë përdorin sensorë thellësie për të përmirësuar cilësinë e fotove portret dhe mund të përmendim OnePlus Nord. Por këto sensorë funksionojnë kryesisht në ambiente me dritë.

Disa modele si Huawei P30 Pro dhe Samsung Galaxy S20 Ultra kanë sensor time-of-flight (ToF) i cili përdor rreze infra të kuqe për të lexuar thellësinë e objekteve.

Si ToF ashtu dhe LiDAR skanojnë ambientin në disa metra largësi, por disa versione të këtij të fundit masin distanca deri në 100 metër. Zakonisht sensorë të tillë përdoren në makina. Avantazhi i skanerit LiDAR është se dërgon impulse të vogla rrezesh nga një cep tek tjetri për të skanuar ambientin. Ndërsa ToF dërgon vetëm një impuls drite për të matur hapësirën duke cënuar saktësinë.

Implementimi i një sensori LiDAR në iPhone, zhvilluesit me shumë gjasa do të inkurajohen për të gjetur mënyra të shfrytëzimit të tij kryesisht në realitetin e shtuar. Snapchat u bë aplikacioni i parë që lançoi lente për aplikacionin iOS që përdorin LiDAR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button