fbpx

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa tjera, kemi “plan të pastër si kristali” për spitalet

Nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë” tha Filipçe sot në një konferencë për shtyp duke shpjeguar se tre masat e propozuara paraprakisht, gjegjësisht për mbajtjen e maskës në të hapur, ndalesën e grumbullimit mbi 4 persona pas orës 22:00 dhe për mos pranimin e mbi 4 personave në shtëpi kanë probleme formalo-juridike të cilat duhet të zgjidhen. Ndërkaq sa ju përket spitaleve, sipas Filipçes ka strategji të pastër si kristali për atë si do të përballet shteti në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, shkruan Portalb.mk.

Pas rekomandimit të tre masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit korona në shtet, në opinion pati shumë reagime për atë se a e pret vendin një karantinë e mundshme dhe masa tjera më restriktive, për këtë, Filipçe sot potencoi se nuk ka nevojë për masa tjera restriktive sepse ai pret rezultat nga këto ekzistueset.

“Nuk ka nevojë të rekomandohen masa restriktive shtesë, gjatë javës së kaluar ne rekomanduam masa restriktive të cilat dolën si pasojë e analizës që e bëmë se prej ku buron numri i të infektuarve, kjo ishte për restrikcionin në lidhje me grumbullimet, që nuk do të lejoje grumbullimin e më shumë se 4 personave pas orës 22:00, rekomandimin që në shtëpi të mos pranohen mbi 4 persona, janë praktika botërore këto si dhe rekomandimi për mbajtjen e maskës në të hapur sepse konsiderojmë që kjo është masë e cila do të ndikoje në uljen e numri të të infektuarve” theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndërkaq ai shtoi se masat kanë hasur në probleme formalo-juridike, gjegjësisht nevojitet ndryshimi i ligjit në mënyrë që shteti të përdore instrumentet e tija në implementimin e të njëjtit, gjegjësisht në sanksionimin e qytetarëve të cilët nuk do ti respektojnë masat.

“Sa i përket pjesës formalo-juridike, duhet të ndryshohet ligji, sepse të gjitha këto masa duke përfshirë edhe masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse në të hapur, rregullohen me dekret me fuqi ligjore e cila u soll nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, që të realizohet kjo, që të mund institucionet të sanksionojnë në qoftë se këto nuk respektohen, duhet të bëhen ndryshime ligjore. Mënyra më e lehtë është të intervenohet me amendamente në Ligjin për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse. Kemi biseduar me deputetët, gjatë ditës së sotme kemi ende konsultime për atë se si do të realizohet kjo që për në kohë sa më të shkurtër të ky vendim të bëhet i plotfuqishëm. Përsëris, në këtë moment nuk ka nevojë për restrikcione të reja” shtoi Filipçe.

Edhe pse ditëve të fundit disa nga spitalet në Maqedoninë e Veriut kanë mbushur kapacitetet e tyre, Filipçe tha se shteti ka strategji se si do të përballet me këtë, ai përmendi klinikën e improvizuar e cila ka 72 krevat dhe spitalin në Kozle.

“Kemi strategji të pastër si kristali për atë se si do të menaxhojmë me kapacitetet spitalore, pacientët tjerë do të trajtohen në klinikën modulare ku ka 72 krevat, pas kësaj është edhe spitali në Kozle ku më herët edhe ka pasur të shtrirë pacient, pas kësaj u bë vetëm për fëmijë përsëri megjithatë fëmijët praktikisht nuk kanë simptome të rënda të virusit korona, asnjëherë nuk kanë qenë të hospitalizuar më shumë se 5 fëmijë dhe shpresoj se kështu do të vazhdoje” tha në mes të tjerash Filipçe.

Momentalisht në kapacitetet spitalore të vendit trajtohen 426 pacientë me Kovid-19.

Në 24 orët e kaluara, katër pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa gjithsej 95 pacientë janë të hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 54 pacientë, kurse pacientë me ventilim mekanik nuk ka.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna pozitiv me Kovid-19, ndërsa tre fëmijë dhe tre nëna janë shtruar si të dyshuar me virus.

Në spitalin 8 Shtatori nuk ka pranime të reja dhe një total prej 44 pacientësh janë hospitalizuar. Dy pacientë janë në aparat respirator.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 32, ndërsa 49 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet Infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan janë 194 pacientë të hospitalizuar, pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19.

Ndryshe, javën e fundit shteti është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me kovid-19 dhe si pasojë, javën e kaluar u propozuan tre masa të reja të cilat sipas Filipçes, pritet të kenë rezultat në zbutjen e kurbës të të infektuarve, që ai thotë se ka qenë e pritshme dhe e paralajmëruar nga ana e tij dhe ekspertëve tjerë.

LEXO: RMV, Drejtoresha e Klinikës Infektive: Pothuajse nuk ka vend për pacientë të rinj

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close