fbpx

RMV, të rinjve nuk ju paguhet praktika

Në Maqedoninë e Veriut të rinjtë që duan të fillojnë me punë, duhet të kryejnë të paktën një muaj praktikë para se të punësohen. Portalb diskutoi me disa të rinj të RMV-së në lidhje me çështjen e praktikës. Të gjithë janë të mendimit se të rinjtë nuk kanë mbështetje për punën praktike që është obligative për ata dhe se në shumicën e vendeve duhet edhe të paguajnë praktikën që do e bëjnë, në vend që atyre t’u jepet kompensim.

A ka vende të mjaftueshme në RMV ku të rinjtë mund të kryejnë praktikën e tyre? A ju ofrojnë pagesë apo duhet që të rinjtë vet të paguajnë për praktikën që do e bëjnë aty dhe sa harxhim është kjo për studentët? Ja çfarë mendojnë të rinjtë për këtë.

Kujtim Esati

Në RMV mendoj se nuk ka vende të mjaftueshme për punë praktike për të rinjtë, ku kjo paraqet “çalim” te të rinjtë në përgjithësi, sepse nuk arrijnë të përgatiten siç̧ duhet rreth profesionit që do të ushtrojnë në të ardhmen. Nga eksperienca dhe nga shoqëria që njohë të kenë̈ kryer punë praktike, nuk kanë marrë pagesë, sepse siç potencova dhe më lart, nga mungesa e vendeve për kryerjen e punës praktike, të rinjtë janë̈ detyruar të paguajnë për atë̈ vend, që të mund të bëjnë praktiken. Kjo për një student është patjetër një harxhim shtesë, sepse njëkohësisht edhe studimet janë harxhim në vete.

 

Semiha Mustafi

Vende ka plot mirëpo jo të gjitha vendet ofrojnë mundësi për të kryer praktikën studentët , jo të gjithë duan që ti ndihmojnë studentet. Shumica i mendojnë si konkurrent dhe nuk dëshirojnë që të marrin student për  të kryer praktikë. Ndërsa, pagesë të rinjve nuk besoj që u ofrohet në shumicën e rasteve detyrohen te paguajnë për praktikën që bëjnë nëpër vende të ndryshme. Për harxhime të mos bisedojmë, jo të gjithë kanë mundësi që të paguajnë, nëse na ofrohet të bëjmë pagesë shumica  nuk kemi mundësi kjo është situata në vendin tonë shpresojmë që të përmirësohet ndonjëherë, të paktën  në të ardhmen studentët ta kenë më të lehtë këtë pjesë.

 

Ron Azizi

Numri i kompanive në RMV mendoj se është i vogël në krahasim me numrin e të rinjve që dëshirojnë të kryejnë punë praktike në vendin tonë, kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse studentët e kanë më të vështirë për të gjetur një vend të mirëfilltë për të kryer punën praktike. Shumica e kompanive nuk ofrojnë pagesë për të rinjtë të cilët kryejnë punë praktike, ata duhet të kryejnë harxhimet ditore nga xhepi i tyre, e cila është shkak për disa studentë që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme të ndërpresin punën ose edhe mos fillojnë fare, gjë që mund te jetë edhe shkak për demotivimin e një të riu për punë dhe studime.

Blerina Idrizi

Në RMV ka vende të cilat ofrojnë mundësinë për studentët që mund të kryejnë praktikë, nga ana e disa të rinjve kjo vlerësohet shumë, por kemi edhe një numër shumë të madhe të studentëve që nuk janë të interesuar për praktika. Praktika paguhet nga ana e kompanisë ku kryhet praktika , deri më sot kam hasur se paguajnë kompanitë. Unë për vete e vlerësoj shumë punën e praktikës pasi që në të ardhmen të bën të jesh me më shumë përvojë njëkohësisht ka vende që të vlerësojnë edhe me certifikata kjo shërben edhe për CV-në tuaj . Andaj mundohuni të gjeni sa më shumë vende dhe të kërkoni çdoherë praktikë si fillim pas saj vjen lehtësimi në pranimin e punës

Arben Hudi

Po, varet nga profesioni që ushtron por mundësitë për të kryer praktika janë të shumta. Periudha gjatë kryerjes së praktikës është pasi t’i kryejmë studimet dhe mendoj se duhet të paguhen pasi që llogariten si “punonjës” të asaj firme. Por praktika nuk  mendoj se është harxhim sepse ne fitojmë dhe ngritemi profesionalisht.

 

 

Adisa Musa

Unë mendoj se vende për praktikë kemi në vendin tonë mirëpo nuk pranojnë të gjithë që të na mbështesin për praktikë. Ndërsa pagesë nuk mendoj që u ofrohet por e kundërta detyrohen të paguajnë për praktikën që bëjnë. Harxhimet janë të mëdha sidomos kur bisedohet për student që janë prej vendeve të tjera dhe që studiojnë në universitetet tona.

 

 


Puna praktike shihet si diçka mjaft e rëndësishme duke ju ofruar të rinjve mundësinë për të punuar në një mjedis profesional, për të fituar një përvojë paraprake dhe për ti ndihmuar në rrugën drejt karrierës. Ndërkaq në RMV sipas të rinjve shumica e vendeve nuk ju ofrojnë pagesë të rinjve gjatë praktikës së tyre dhe kjo mund të jetë njëra prej arsyeve që ata të mos jenë të interesuar për praktikë, gjë që i ndihmon ata të jenë më të përgatitur për punë në të ardhmen.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close