RMV, u miratua vendimi për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit

Me 60 vota për, 22 kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi sot votoi vendimin për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Sot u votua vetëm për numrin e tyre, ndërsa propozimet për kandidatët deputetët do t’i diskutojnë në seancë kur do të sigurohen 61 vota, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi propozoi  që Kuvendi të ketë 5 nënkryetar, duke u thirrur në ligjin për punë të Kuvendit të miratuar para disa viteve nga shumica VMRO – BDI. Ai më herë ka sqaruar se  ky ligj e obligon që të propozojë për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve.

“Numrin e nënkryetarëve e vërteton Kuvendi, me propozim të kryetarit. Nënkryetarët zgjedhen nga radha e deputetëve që u përkasin partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend”, thuhet në rregullore.

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit. Sipas tyre, me 5 nënkryetar në Kuvend do të rriten harxhimet që i paguajnë qytetarët, por edhe për atë se numri më i madh i tyre asnjëherë nuk do të ulen në karrigen e kryeparlamentarit.

Në gusht, zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Dimçe Arsovski, tha se kjo parti as nuk pranon dhe as nuk do të propozoj nënkryetar në Kuvend, pas çka lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se nëse VMRO-DPMNE dorëhiqet nga e drejta e saj për nënkryetar, atë do ta bëjë edhe LSDM.

Sipas rregullores së Kuvendit, opozitës i takon një nënkryetar, dy i propozon Komisioni për Zgjedhje, ndërsa dy të tjerë i takojnë shumicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button