RMV, komisioni për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar nesër do të realizoje takim

Pasi u bë një kohë e gjatë pa u takuar, komisioni për zgjidhjen e kontesteve sa i përket çështjes së historisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nesër do të mbaje mbledhje në Shkup, gjegjësisht në lokacionin e klubit të deputetëve, shkruan Portalb.mk.

Ky takim do të mbahet nesër dhe pasnesër, është paraparë në mes të tjerash të bisedohet edhe për harmonizimin e librave të historisë për nxënësit e klasës së shtatë, për shkak se për këto të fundit kishte mosmarrëveshje mes palëve.

“Pas një pauze të gjatë për shkak të pandemisë me kovid-19, me datë 15 dhe 16 tetor në Shkup do të mbahet mbledhja e dhjetë e komisionit. Në mbledhje do të shihen pyetjet dhe temat në kontekstin e tejkalimit të mosmarrëveshjeve historiografike të cilat përbëjnë pengesë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe shoqërore mes dy shteteve” thanë nga Komisioni për MIA.

Në këtë mbledhje është paraparë të diskutohet për gjithçka që përbën problem për marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, një prej tyre ka të bëje me librat shkollor në të cilat folët për figurat historike të shteteve.

Ndryshe, mbledhja e nesërme është e para për këtë vit, edhe pse ata në qershor mbajtën mbledhje virtuale, megjithatë, në atë mbledhje thjeshtë u diskutua rendi i ditës për mbledhjen e nëntë.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë formuar një komision të përbashkët për zgjidhjen e kontesteve sa i përket çështjes së historisë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe ë kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

Autoritetet bullgare i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje afatgjate me vullnet të sinqertë politik dhe guxim dhe të “ndalojë me trashëgiminë ideologjike nga Jugosllavia komuniste”. Sipas Bullgarisë kjo “trashëgimi” është shkak për “inxhinierë etnike” në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button