RMV, Drejtoresha e Klinikës Infektive: Pothuajse nuk ka vend për pacientë të rinj

Në spitalet e vendit aktualisht trajtohen 426 pacientë me Kovid-19. Në Klinikën Infektive, momentalisht po trajtohen gjithsej 95 pacientë, me çka pothuajse është mbushur kapaciteti maksimal spitalor, tha drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stevanoviq, gjatë një interviste në televizionin Telma.Sipas saj, spitali mobil i cili është përgatitur për të pranuar pacientë, patjetër të vendoset në funksion, njofton Portalb.mk.

“Ditët e fundit, pranohen nga 13 deri në 14 pacientë, ndërsa megjithëse në të njëjtën kohë shënohen edhe pacientë të cilët janë shëruar, ai raport nuk është i tillë që të mos parashikohet që për një kohë shumë të shkurtër kapaciteti i Klinikës do të mbushet plotësisht dhe do duhet patjetër të vendoset në funksion spitali mobil “, tha Milena Stevanoviq.

Sipas saj, mosrespektimi i masave parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19 nga ana e qytetarëve dhe çlirimi i tyre në sjellje, reflektohet në numrin e të sapo infektuarve me krona virus.

“Është e papranueshme, në këtë erë kur bota po digjet nga Kovid-19, ndëshkimi të jetë një kërcënim i domosdoshëm që një person të marrë masa të thjeshta për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij. Me të vërtetë është e papranueshme për mua. Derisa sjella jonë është e tillë siç është, mund të presim vetëm numra më të lartë”, u shpreh Stevanoviq.

Lidhur me numrin e vdekjeve nga Kovid-19, Stevanoviq thotë se arsyet janë shumë komplekse.

Nga njerëzit që e humbin betejën me Kovid-19, 72 për qind janë me sëmundje shoqëruese, madje edhe nga dy  – presion të lartë të gjakut, diabet, sëmundje të zemrës, sëmundje hematologjike”, tha Stevanoviq, duke shtuar se ata që vdesin vijnë në spital shumë vonë.

Momentalisht në kapacitetet spitalore të vendit trajtohen 426 pacientë me Kovid-19.

Në 24 orët e kaluara, katër pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa gjithsej 95 pacientë janë të hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 54 pacientë, kurse pacientë me ventilim mekanik nuk ka.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë gjashtë fëmijë dhe gjashtë nëna pozitiv me Kovid-19, ndërsa tre fëmijë dhe tre nëna janë shtruar si të dyshuar me virus.

Në spitalin 8 Shtatori nuk ka pranime të reja dhe një total prej 44 pacientësh janë hospitalizuar. Dy pacientë janë në aparat respirator.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 32, ndërsa 49 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet Infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan janë 194 pacientë të hospitalizuar, pozitiv dhe të dyshuar me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button