fbpx

Evropa shtrëngon masat kundër koronës, gjendja konsiderohet serioze

Çekia dhe Holanda janë ndër vendet, të cilat, që sot po shtrëngojnë masat dhe kanë vendosur mbyllje të pjesshme, ndërsa Evropa nuk arrin të frenojë rritjen e lartë të numrit të rasteve të reja me korona virus. Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet sot popullit për të njoftuar kufizime shtesë, ndërsa mediat lokale raportojnë se në disa pika të nxehta, të tilla si Parisi, mund të vendoset orë policore, njofton Portalb.mk.

“Spitalet në Paris mund të mbushnin shtretërit në kujdesin intensiv deri në 90% deri në fund të javës së ardhshme,” tha Martin Hirsch, kreu i grupit të spitaleve publike APHP.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se kishte 700,000 raste të reja të koronavirusit në Evropë javën e kaluar, që është për 34% më shumë se një javë më parë.

Çeki, shkollat, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor, ndërsa vendi ka shkallën më të lartë të infeksioneve për 100,000 banorë në Evropë, ndërsa të hënën vdiqën 55 njerëz nga kovid-19, numri më i lartë i vdekje në një ditë deri tani. Grupimi do të jetë i kufizuar në vetëm gjashtë persona.

“Ne duhet të pranojmë se situata në Evropë është shumë serioze dhe shqetësuese,” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Hollanda, e cila regjistroi dje një rekord të ri të raseteve me 7,400  të infektuar, i mbylli bare, restorantet dhe dyqanet për marijuane për të paktën katër javë dhe shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00. Maskat në hapsira të mbyllura do të jenë të detyrueshme për këdo mbi 13 vjeç.

“Ne jemi duke futur masa të reja dhe më të rrepta dhe, në fakt, po hyjmë në një karantinë të pjesshme. Dhemb, por kjo është mënyra e vetme. “Ne duhet të jemi më të ashpër,” tha Kryeministri Hans Rutte.

Këto masa pasojnë pas rritjes së numrit të të infektuarve në shumë vende evropiane por edhe në tërë botën. Vetëm në Evropë prej fillimit të pandemisë, janë infektuar 7.108.781 persona.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close