Plani ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor: shpresë e re apo paketim i ri?

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Këtë vit, Plani ekonomik dhe i investimeve të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor e la në hije paketën e tij të dokumenteve të zgjerimit. Komisioni Evropian dëshiron të dërgojë një mesazh politik se është i përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të rifitojë besueshmërinë tashmë të lëkundur. Ndër arsyet kryesore për miratimin e Planit është vazhdimi i hendekut në zhvillimin ekonomik midis rajonit dhe BE-së, i cili nuk mund të kapërcehet në planin afatgjatë, pa investime të rëndësishme dhe reforma strukturore. Shumë prej nesh që e mbajnë mend këtë për një kohë të gjatë e lidhin atë me paralajmërimet e mëparshme të planeve të mëdha, që janë krahasuar me Planin Marshal që nga viti 1999. Krahasimi i tillë u tregua joreal, por le të shohim se çfarë ofrohet me të vërtetë tani.

Le të shohim së pari se sa fonde janë paraparë dhe prej ku vijnë.

Komisioni Evropian paralajmëroi 9 miliardë euro, mbi të cilat duhet të “shartohen” 20 miliardë euro të tjera investime. Sipas komisionerit për zgjerim, pritet që ndikimi i këtyre 29 miliardë eurove mbi investimet në rajon pritet të jetë 3.6% e PBV-së. Kjo përfshihen edhe hua nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Banka Evropiane e investimeve, si dhe fonde nga investitorë të tjerë, si dhe fondi i sapo prezantuar i garancisë.

Është e qartë se këto 9 miliardë fonde janë nga IPA III. Deri më tani, sipas buxhetit të propozuar shtatë-vjeçar të Bashkimit Evropian (dokumenti quhet Korniza financiare shumëvjeçar për periudhën 2021-2027), për IPA III janë ndarë gjithsej 14.162 miliardë euro, që është rritje prej 1.363 miliardë euro krahasuar me periudhën e mëparshme shtatë-vjeçare. Nuk është ndonjë rritje e konsiderueshme, duke pasur parasysh nevojat e vendeve në rajon, por është rritje.

Pyetja e dytë është se cilat janë prioritetet dhe për çfarë parashihen që të përdoren fondet.

Me njoftimin se 9 miliardë euro nga IPA III janë caktua për Planin ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, struktura e fondeve dhe mënyra e përdorimit të tyre do të ndryshojë ndjeshëm. Praktikisht, shumica e fondeve të IPA III – pothuajse dy të tretat – shkojnë në nivelin rajonal. Fondet janë programuar sipas përparësisë e jo sipas të ashtuquajturve “zarfet kombëtare”. Shpërndarja e këtillë i jep më shumë hapësirë ​​Komisionit për menaxhimin e mjeteve, por edhe për grupimin në projekte më të mëdha. Kjo do të thotë që kapacitetet në vendet, të cilat edhe ashtu janë të dobëta, do të duhet të ridrejtohen kryesisht kah projektet e tilla.

Plani përcakton 6 përparësi – transport i qëndrueshëm, energji e pastër, mjedisi dhe klima, e ardhmja digjitale, zhvillimi i sektorit privat dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. të mëtejshme janë duke u zhvilluar 10 iniciativa në këto zona. Këto iniciativa nuk janë të reja, por janë propozuar dhe diskutuar në nivel rajonal për shumë vite.

Le të shohim se çfarë është ka më konkretisht në to për Maqedoninë e Veriut.

Në tre iniciativat në fushën e transportit, vendi ynë merr pjesë me projektin tashmë historik të hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë. Ndryshe, në Raport, Komisioni Evropian thekson se ky projekt është realizuar vetëm 28% deri më tani. Fatkeqësisht, në planet e infrastrukturës rrugore, përkundër shumicës së projekteve, Maqedonia nuk është e përfaqësuar.

Në fushën e energjetikës, ndryshe nga vendet e tjera në rajon, ku është planifikuar ndërtimi i hidrocentraleve, për Maqedoninë e Veriut janë identifikuar centrale me energji të erës dhe diellit. Përveç kësaj, është planifikuar të fillojë ndërtimi i lidhjes së rrjetit të gazit me Kosovën dhe të përgatitet lidhja me Serbinë. E ashtuquajtura “Vala e rinovimit të BE-së” – investime në objekte për efikasitet energjetik, në të cilat nuk janë specifikuar projekte të veçanta për secilin vend.

Impianti për trajtimit të ujërave të zeza të Vardarit në Shkup është projekt i madh i parashikuar në fushën e mjedisit, dhe për të gjitha vendet përveç Bosnjë dhe Hercegovinës, parashikohen investime në menaxhimin rajonal të mbeturinave të ngurta.

Investimet në infrastrukturën digjitale nuk përcaktohen nga vendi dhe kanë të bëjnë me infrastrukturën digjitale të brezit të gjerë dhe projekteve të tjera që janë në përputhje me strategjitë dhe legjislacionin e BE-së në këtë fushë.

Për të rritur aftësinë konkurruese të sektorit privat, parashikohen gjithashtu ndërhyrje horizontale, siç janë rritja e skemave të granteve në Kornizën e investimeve për Ballkanin Perëndimor, instrument për garanci, si dhe investime në agro-industri dhe zhvillimin rural.

Dhe në fund, është planifikuar të futet garancia rinore në të gjithë rajonin – instrument që tashmë po zbatohet me sukses në vendin tonë.

Diskutimi i mëtejshëm mund të bëhet nëse ka pak ose shumë projekte. Në fund të fundit, e rëndësishme do të jetë ajo që do të zbatohet. Për ta zbatuar atë – ne duhet të ndërtojmë, urgjentisht, kapacitete shumë më të forta se sa i kemi tani, veçanërisht për projekte të mëdha.

Edhe një vërejtje. Gjatë prezantimit të këtij dokumenti dhe raporteve në Parlamentin Evropian, një nga pyetjet që i interesoi më shumë deputetët është nëse fondet do të kushtëzohen nga sundimi i ligjit, përkatësisht nëse një vend që nuk ka rezultate në këtë fushë apo ka regres, mund të zvogëlohen fondet. Fakti është se kushtëzimi i tillë edhe ashtu ekziston, kurse me metodologjinë e re të zgjerimit vetëm se bëhet edhe më i theksuar. Por pasi shumica e fondeve do të orientohen në korniza rajonale e jo në zarfe kombëtare, atëherë ndëshkimi për një vend me siguri do të ketë pasoja për vendet tjera.

LEXO: U publikua raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian kërkon zbardhjen e rasteve gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button