“Fundjavë pa TVSH”- realizohet qarkullim prej mbi 500 milionë denarësh

Nga Drejtoria për të Ardhura Publikue (DAP) njoftuan se dy herë më shumë qarkullim është realizuar fundjavën e kaluar, e cila ishte “Fundjavë pa TVSH”, në krahasim me tre ditët më parë, gjegjësisht më 7, 8 dhe 9 tetor. Sipas të dhënave nga DAP më 10, 11 dhe 12 tetor kur u zbatua masa nga pakoja e katërt “Fundjavë pa TVSH”, është realizuar qarkullim në vlerë prej 526 milionë denarësh, ndërsa kthimi i TVSH-së ndaj qytetarëve për produktet, shërbimet dhe pajisjet kompjuterike të Maqedonisë së Veriut të blera deri më tani është 63,4 milionë denarë, njofton Portalb.

“Sipas këtyre të dhënave, qarkullimi i përgjithshëm i produkteve vendore në ditët pa TVSH, më 10, 11 dhe 12 tetor, krahasuar me tre ditët e mëparshme më 7, 8 dhe 9 tetor është dyfishuar”, vlerësojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Nga DAP presin ndryshime deri në fund të afatit të skanimit të llogarive fiskale, sepse llogaritë fiskale nga “Fundjava pa TVSH” skanohen brenda tre ditësh pas lëshimit të faturës, që do të thotë se faturat e lëshuara më 10 tetor mund të skanojnë që nga sot, faturat nga 11 tetori skanohet deri nesër, pra më 14 tetor të vitit 2020 dhe faturat e lëshuara më 12 tetor skanohen deri më 15 tetor.

“Fundjavë pa TVSH”  është masë e pakos së katërt të masave anti-krizë në të cilën qytetarët patën mundësinë të blejnë produkte dhe shërbime maqedonase dhe pajisje kompjuterike dhe TVSH-ja e llogaritur plotësisht do të kthehet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button