Cristiano Ronaldo rezultoi pozitiv në koronavirus

Futbollisti Cristiano Ronaldo ka rezultoi pozitiv për koronavirus, njoftoi të martën Federata e Futbollit e Portugalisë, transmeton REL.

Ronaldo “është asimptomatik” dhe “nuk do të luajë kundër Suedisë” në ndeshjen e së mërkurës në kuadër të Ligës së Kombeve, tha federata në faqen e saj të internetit, raporton AFP.

Sulmuesi 35-vjeçar i Juventusit, i cili është votuar pesë herë lojtari më i mirë në botë, luajti për Portugalinë kundër Francës të dielën.

Ronaldo ka shënuar 101 gola për Portugalinë dhe mungesa e tij do të jetë problem për lojën kundër Suedisë pasi Portugalia synon të mbajë vendin e parë në grup.

Ronaldo, i cili gjithashtu ka luajtur në Manchester United dhe Real Madrid, është futbollisti i profilit më të lartë që rezulton pozitiv për COVID-19.

Sulmuesi i Brazilit, Neymar da Silva Santos Júnior, shoku i tij i skuadrës në Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviq gjithashtu kanë dalë pozitiv në javët e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button