fbpx

Svarovski gjykatësit nga defteri ende nuk mund të marrin vendim kundër VMRO-DPMNE-së, tha avokati i Ruskovskës

Gjykata themelore Civile sot e refuzoi padinë e shefes së Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska kundër VMRO-DPMNE-së për shpifje për përdorim të figurës së saj në dy video parazgjedhore, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Do të shohim se cili do të jetë shpjegimi në vendimin me shkrim dhe do të apelojmë. Nëse e përdorim gjuhën e VMRO-DPMNE-së për kritika dhe sarkazëm publik, del që Svarovski gjykatësit e zgjedhur nga defteri ende nuk mund të marrin vendime kundër atyre që i zgjodhën dhe ende i mbajnë për veshi”, tha Pançe Eftimov, avokati i Ruskovskës pas shqiptimit të aktgjykimit.

Padia e Ruskovskës kishte të bëjë me videon “E vërteta kriminale”, në të cilën pretendohet se ajo ngrit akuza me urdhër, e jo sipas provave dhe për videon “Stenda e Gënjeshtrave”, në të cilën, sipas saj, paraqitet fakt i pa vërtetë se ajo kryen funksionin e saj nën ndikim të LSDM-së.

Në videot gjatë fushatës parazgjedhore të VMRO-DPMNE, Ruskovska u paraqit si shërbëtore e LSDM-së në pushtet. E paditura VMRO-DPMNE në gjyq tha se bëhet fjalë për kritikë përmes sarkazmës.

Ruskovska kishte deklaruar në procesin gjyqësor se gjatë transmetimit të videove me të, nga VMRO-DPMNE, ajo kishte përjetuar ankth, dhimbje shpirtërore, shqetësim… Kërkoi dëmshpërblim prej 10.000 euro nga të pandehurit, të cilat tha se do t’i dhuronte në Fshatin e Fëmijëve, ku të paktën një herë në vit dhuron shuma më të vogla.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close