RMV, Ka filluar hetimi për financimin e projekteve nga Agjencia Nacionale, Nikollovski premtoi zbardhje të rastit

Lupço Nikollovski, zv.kryeministri për luftimin e korrupsionit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se ka filluar hetimi në lidhje me financimi ne projekteve nga ana e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me rastin për ndarjen e mjeteve financiare nga Bashkimi Evropian përmes Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, informoj se institucionet përgjegjëse kanë filluar me hetimin e rastit, secili në kuadër të përgjegjësisë së vet”, deklaroi Nikollovski.

LEXO: Afera “Parukeria” për keqpërdorimin e parave evropiane, Dimova mohoi akuzat: Grantet ndahen sipas kritereve të BE

Ai premtoi se gjithë rasti do të zbardhet.

“Hetimet nuk e përjashtojnë edhe përgjegjësinë politike nëse ekziston bazë për të”, deklaroi Nikollovski, duke premtuar se do të jetë transparent për çdo informatë.

Ndryshe, drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në keqpërdorimet e fondeve evropiane të dedikuara për programin Erasmus +, që ditëve të fundit ka shqetësuar opinionin në vend. Ajo tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga pozicionit i saj deri sa të zbardhet mashtrimi me 2.2 mln eurot, të cilat ajo pretendon se i ka keqpërdorur udhëheqësia e kaluar.

Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë.

Kujtojmë se, Lidova më 6 gusht, publikoi rast mashtrimi dhe korrupsioni prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus plus” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button