Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për blerjen e vaksinës kundër virusit Kovid-19

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë seancë u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes globale për vaksinë (GAVI) (GAVI ALLIANCE) për blerjen e vaksinave për Kovid-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave efektive për Kovid-19 në mënyrë të sigurt dhe në mënyrë të ekuilibruar, të konfirmuar dhe rregulluar nga Organizata botërore për shëndetësi, si dhe është pranuar teksti nga Marrëveshja”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se ka angazhuar ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe për realizimin e kësaj Marrëveshje, i cili së bashku me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë të sigurojnë mjetet e nevojshme.

Ndryshe, OBSH akoma nuk ka caktuar se cila do të jetë vaksina kundër virusit korona, ndërsa tashmë ka filluar porositja e tyre nga kompani të ndryshme që tashmë janë duke e testuar vaksinën.

LEXO: Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19

Njëra nga vaksinat e testuara është edhe ajo e kompanisë J&J e cila në fazën e fundit ka pezulluar testimin për shkak shfaqjes së sëmundjeve te një pacient.

Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

LEXO: RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e 11-të: fillimisht ndryshime ligjore më pas maska bëhet e detyrueshme kudo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button