fbpx

RMV, Vendimet e Qeverisë nga seanca e 11-të: fillimisht ndryshime ligjore më pas maska bëhet e detyrueshme kudo

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 11-të vendosi t’i jep dritë të gjelbër propozimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse përmes ndryshimeve ligjore, transmeton Portalb.mk. Qeveria gjithashtu në seancën e sotme emëroi zëdhënësin e Qeverisë dhe drejtorin e Agjencisë për rini dhe sport.

Qeveria i shqyrtoi Propozimet e Komisionit, si mbajtja e maskës mbrojtëse në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me përjashtime të vogla (fëmijët deri në 6 vjet, qytetarët që duke bërë sport, qytetarët në veturë derisa janë me anëtarët e familjes, dhe qytetari në vendin e punës derisa është i vetëm), pas orës 22:00 në ambiente të hapura dhe të mbyllura nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se katër personave në një vend, si dhe në shtëpitë qytetarët të mos pranojnë më shumë se 4 persona të cilët banojnë në adresa tjera.

Në lidhje me propozimet e Komisionit, Qeveria vendosi që për realizimin e tyre duhet të bëhen ndryshime ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjes ngjitëse.

Dushko Arsovski u emërua zëdhënës i Qeverisë, ndërkohë drejtor i Agjencisë për rini dhe sport në këtë sancë u emërua Naumçe Mojsovski.

Qeveria raportoi se ka anazhuar zv.kryeministirn e Qeverisë për çështje ekonomike, ministrinë e ekonomisë dhe drejtorin e Postave kombëtare të nisin përgatitjen për studimin e fizibilitet për mundësitë për nisjen e procedurave për ndërmarrjen e kompanisësë me partneritet publik-privat për të vazhduar procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend në përputhje me rregullativat e BE-së.

Qeveria raportoi se në këtë seancë u miratua edhe marrëveshja për blerjen e vaksinës për Kovid-19 përmes mekanizmit KOVAKS.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close