RMV, U liruan nga akuza të dyshuarit në rastin “Syri i Gjarprit”

Vlladimit Tufegxhiq gjykatësi në Gjykatën Penale vendosi për lirimin e gjithë të akuzuarve në rastin “Syri i Gjarprit”, rast i cili ka filluar prej vitit 2007, transmeton Portalb.mk.

Të akuzuarit ishin arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krim të organizuar gjatë pagesës së taksave rrugore.

“Me aktvendim të shkallës së parë të gjithë 22 të akuzuarit, nga të cilët për dy persona është zhvilluar procedurë e ndarë, lirohen nga akuza për veprën penale nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafi 3 nga Kodi Penal gjegjësisht Keqpërdorim të pozitës zyrtare ndërsa për veprën penale nga neni 394 paragrafi 1 nga KP për një pjesë të të akuzuarve dhe 394 paragrafi 2 nga KP për të akuzuarit tjerë gjegjësisht Shoqatë kriminale, gjykata solli aktvendimin negativ për shkak të vjetërsimit të shkaktuar absolut”, raportojnë Gjykata themelore Shkup.

Ndryshe, me njësi speciale të armatosur deri në dhëmbë, filloi më 18 nëntor të vitit 2007 dhe zgjati disa ditë, ndërkaq ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska përpara opinionit theksoi se është realizuar operacioni më i madh, më i gjatë dhe më masiv deri më tani.

Lënda më shpejtë kishte kaluar dhe është kryer në Strasburg se sa në Shkup. Maqedonia e ka humbur kontestin dhe të dënuarit për shkak të paraburgimit të gjatë nga ana e shtetit fituan nga tre mijë euro dëmshpërblim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button