Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19

Pasi te një nga vullnetarët pjesëmarrës të testimit të vaksinës kundër Kovid-19 u shfaqën sëmundje anësore, u pezullua testimi i fazës së fundit të vaksinës për Kovid-19. Kjo është ndërprerja e dytë e vaksinës së kompanisë Johnson&Johnson pasi njëjtë një pacient ishte sëmurë.

Në testimin e kompanisë Johnson&Johnson janë përfshirë 60 mijë vullnetare nga vende të ndryshme.
Kompania J&J, raporton VOA, sqaroi se gjithashtu tha se ndërprerja është e llojit studimor dhe jo një ndërprerje klinike që vendoset nga një agjensi zyrtare e shëndetësisë.

Duke qenë se jepet me një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka avantazhe domethënëse mbi tre vaksinat e tjera potenciale, për të cilat do të duhen dy doza.

Ndryshe, gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson në muajin shtator ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, kishte raportuar se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut.

Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.

Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Ndryshe, ministri federal i shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn tha se vaksinimet ndaj korona virusit në Gjermani mund të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Siç qëndrojnë gjërat tani, unë supozoj se mund të fillojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm,” tha Spahn gjatë një video konference të hënën më 12 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button