Shekerinska: Investojmë në raporte të mira fqinjësore, presim të njëjtën ta bëjë edhe Bullgaria

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot duke folur në lidhje me konstestin me Bullgarinë, deklaroi se marrëveshja e nënshkruar me Bullgarinë, nuk ishte vetëm marrëveshje për zgjidhjen e problemeve, por edhe ndërtim i besimit dhe i raporteve të mira fqinjësore. Ajo tha se vendi ka investuar në ato raporte të mira fqinjësore dhe të njëjtën e presin edhe nga Bullgaria, raporton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a janë krijuar kontakte me Bullgarinë dhe a është optimiste për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Shekerinska tha se, vendimet që do të sillen deri në fund të vitit, do të ndikojnë në mënyrë pozitive apo negative në ato raporte dhe ajo nuk do të jetë vetëm raportet bilaterale mes dy vendeve, por do të ndikojnë edhe në rajon. Shekerinska pret që vendet që kanë hapur dyert, tani të tregojnë vullnetin, interesin dhe dëshirën e njëjtë që t’i ndihmojnë rajonit të ecë përpara.

“Ka tema për të cilat nuk pajtohemi me kolegen Karakaçanov dhe me siguri nuk do të pajtohemi, por ka një temë rreth së cilës të dy paguhemi dhe jemi zgjedhur që t’i punpjmë, ajo është rajoni në të cilin jetojmë të jetë stabil dhe i sigurt. Edhe investimi ynë drejt atij stabiliteti dhe sigurie duhet të jetë fqinjësia e mirë, duhet të jetë zgjidhja e problemeve dhe zakonisht rezultatet e asaj pune janë më të mira nëse flasim me argumente që të gjendet zgjidhje, jo me emocione jo me tentim që të imponohet zgjidhje. Ne do të vazhdojmë të funksionojmë në atë mënyrë si Qeveri, do të vazhdojmë në atë mënyrë të përfaqësohemi si shtet dhe në atë mënyrë do t’i zgjidhim kontestet”, deklaroi Shekerinska.

Ajo shtoi se, në politikë të gjithë kanë të drejtë në politike të veta dhe ato politika mund të jenë njëra kundër tjetrës.

“Nëse jemi vendosur të ndërtojmë fqinjësi të mirë, duhet të mundohemi t’i zgjidhim problemet dhe jo t’i rrisim. Mendoj se në domenin e vendimeve tona, çështja e befasisë nuk duhet të jetë faktor. Ne duhet ta zgjidhim në mënyrë të thjeshtë atë që e kemi në tavolinë. E njëjta vlen për ne, e njëjta vlen edhe për Republikën e Bullgarisë”, theksoi Shekerinska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button