fbpx

MASH: KOVID-19 ka te 42 nxënës dhe 65 mësues, një pjesë e tyre kanë mbajtur mësim me prani fizike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se përfundimisht deri më sot ora 12 ka gjithsej 42 raste aktive të Kovid-19 te nxënësit dhe 65 te mësimdhënësit, njofton Portalb.mk.

Prej tyre 29 nxënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 13 nga arsimi i mesëm, ndërsa 47 mësimdhënës janë nga arsimi fillor, ndërsa 18 nga arsimi i mesëm.

Nga rastet aktive në arsimin e mesëm, asnjë nga nxënësit dhe mësimdhënësit nuk kanë marrë pjesë në mësim me prani fizike dhe në pajtim me rrethanat nuk kanë pasur kontakt me pjesën tjetër të nxënësve ose kuadrin mësimor.

Në lidhje me shkollat fillore nga rastet aktive 7 nga nxënësit dhe 5 nga mësimdhënësit kanë mësim me prani fizike në shkollat.

MASH njofton se në të gjitha rastet janë respektuar rekomandimet nga Qendrat për Shëndet Publik është vepruar sipas algoritmeve. Nxënësit që kanë ndjekur mësim me prani fizike, ndërsa tani janë në izolim për shkak të Kovid-19,  mësimin e vazhdojnë nga distanca, me çka shënohet vazhdimësi në procesin arsimor.

Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike nëpër shkolla do të varet nga sjellja jonë e përgjegjshme. Prandaj, MASH-i ju   bënë thirrje të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve në mënyrë konsekuente t′i respektojnë masat mbrojtëse kundër Kovid -19 dhe të veprojnë me përgjegjësi sikurse jashtë vendit të punës po ashtu edhe jashtë shkollave duke parandaluar  kështu përhapjen e sëmundjes.

Është vërtetuar se Protokollet për mbrojtjen e infeksionit po funksionojnë, nëse të gjithë i përmbahemi masave mbrojtëse .

Duke iu falënderuar mënyrës së vendosjes së  mësimit nga distanca, mësimi realizohet  me sukses në kohë pandemie. Mbi 87% e nxënësve orët online i ndjekin pa ndonjë vështirësi. Për pjesën tjetër që nuk kanë pajisje ose lidhje interneti, orët transmetohen në Radio Televizionit Kombëtar, ndërsa mësimdhënësit janë të obliguar t`ju dorëzojnë materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të ndjekur përparimin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe  pushtetet  lokale  ndërsa  aktualisht po punohet në sigurimin e kushteve për funksionimin e pandërprerë të  mësimit online.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close