fbpx

ASHMAV dënoi kërcënimet me padi nga Lidija Dimova kundër A1on, për shkak të teksteve në lidhje me punën e Agjencisë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) dënon kërcënimet me padi nga drejtoresha e Agjencisë kombëtare për programeve evropiane arsimore dhe për lëvizshmëri, Lidija Dimova, të drejtuar ndaj onlajn mediumit “A1on.mk” për publikimin e teksteve në lidhje me projektet e BE-së të implementuara nga kjo Agjenci.

“Kërcënimet për padi, në vend të paraqitjes së argumenteve ose shfrytëzimit të drejtës për korrigjim ose përgjigje, janë presion i drejtpërdrejtë mbi punën e medias dhe përpjekje për censurë. Prandaj, çdo lloj kërcënimi dhe presioni ndaj gazetarëve paraqesin rrezikim të lirisë për informim dhe janë absolutisht të papranueshme. Në asnjë moment nuk duhet të harrojmë se roli i mediave është të hapin çështje me interes publik dhe duhet të inkurajohen për të kryer detyrat e tyre në mënyrë të plotë dhe profesionale dhe ta informojnë publikun me kohë”, thuhet në reagimin e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Nga ASHMAV i kujtojnë edhe punonjësit e mediave se duhet t’iu përmbahen standardeve gazetareske, të kontrollojnë informacionin para publikimit dhe të marrin parasysh të gjitha burimet relevante.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close