Afera “Parukeria” për keqpërdorimin e parave evropiane, Dimova mohoi akuzat: Grantet ndahen sipas kritereve të BE

Drejtoresha e Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në keqpërdorimet e fondeve evropiane të dedikuara për programin Erasmus +, që ditëve të fundit ka shqetësuar opinionin në vend. Ajo tha se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje nga pozicionit i saj deri sa të zbardhet mashtrimi me 2.2 mln eurot, të cilat ajo pretendon se i ka keqpërdorur udhëheqësia e kaluar, shkruan Portalb.mk.

Dimova ngarkohet me akuza në opinion për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve për stërvitje të gomarëve, kuajve dhe parukerisë.

Por, ajo në konferencën për media të mbajtur sot për të sqaruar pyetjet që lindën në opinion nga publikimi i këtyre informatave, tha se kjo agjenci nuk ka dhënë grante për parukeri, por bëhet fjalë për ndarjen e grantit në atë shumë, praktikisht të më shumë granteve, për ndërmarrjen që thirrët e Vlefshme për Njohuri Evropiane, apo V.E.Z Trade.

“Gjëja e parë që dua të theksoj është se edhe po të ishte sallon bukurie në programin Erasmus ka hapësirë për të gjithë edhe për sallone bukurie. Në të kaluarën ne kemi dhënë grante për sallone bukurie dhe ajo nuk është asgjë kontestuese. Manipulimi tjetër është se, fitohet përshtypje nga ajo që u tha në opinion është se drejtoresha është ajo që i jep paratë. Ajo është tërësisht e pasaktë. As drejtoresha, as ndonjë institucion nacional, as ndonjë person fizik apo juridik nuk i ndan paratë. Paratë ndahen sipas kritereve të caktuara strikte, sipas rregullave që i cakton Brukseli. Shteti ynë është pjesë e këtij programi, që do të thotë se jemi në nivel të njëjtë si dhe vendet anëtare dhe kjo do të thotë se i zbatojmë në nivel të njëjtë edhe rregullat e tyre. Që ajo të ndodhë ne marrim doracak të posaçëm i cili nuk është dokument publik, por në të janë të gjitha rregullat rreth vlerësimit të projekteve”, deklaroi Dimova.

Sipas raportimeve të A1on, kjo kompani në tre vitet e fundit ka marrë 270.000 euro përmes granteve edhe pse edukimi nuk është veprimtari primare e saj. Dyshimet kanë të bëjnë me projektin e parë të “V.E.Z Trade” me veprimtari bazë shërbime të parukerisë, të titulluar si “Edukim për njohuri mediatike në mjedis digjital”. Po ashtu në raportimet e këtij mediumi, thuhet se, Dimova ka pranuar letra pjesëmarrësit e granteve janë ankuar se pasi kanë marrë paratë në llogari u është kërkuar t’i kthejnë ato në kesh.

Në lidhje me këtë, sqarim ka dhënë edhe pronari i kësaj ndërmarrje, Zoran Zllatkovski i cili po ashtu ishte prezent në konferencën për media. Ai e ka quajtur lajm të rremë se ka marrë para për parukeri dhe sipas tij, ai ka aplikuar me kompaninë V.E.Z. Trade, të cilës i janë miratuar grante për projekte edukative. Ai ka shtuar se ndërmarrja e tij që kur është hapur në vitin 2001, ka punuar veprimtari të ndryshme dhe momentalisht ajo është e regjistruar si sallon bukurie. Sipas rrjedhshmërisë së gjendjes,sqaron ai, kompania ka edhe klauzolë që do të thotë se mund të merret me gjithçka në lidhje me biznes në shtet.

“Ato grante janë realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Nacionale. Dy projekte janë përmbyllur me sukses. Ato projekte kanë të bëjnë me punën e të rinjve dhe kanë të bëjnë me edukim mediatik, edukimi i të rinjve për njohuri mediatike. Ato projekte janë përmbyllur me sukses, janë dorëzuar raportet finale. Në ato projekte ishin të përfshirë mësues, nxënës nga vende partnere, rezultatet e projektit janë paraqitur në raportin final të agjencisë nacionale. Në kuadër të projektit po ashtu u organizuan një seri trajnimesh, në të cilin ishin të kyçur nxënës të shkollave të mesme dhe ato kanë shkuar në vende të jashtme, janë trajnuar për edukim mediatik”, deklaroi Zllatkovski.

Po ashtu, në opinion u publikuan informata se janë blerë vetura të shtrenjta për nevojat e agjencisë. Sipas informatave nga baza e të dhënave të Qendrës për Komunikime Civile, në vitin 2018 janë blerë tre vetura në vlerë të përgjithshme prej 100.000 euro. Bëhet fjalë për Passat Volkswagen në vlerë prej 45.327 euro, Volkswagen Tiguan në vlerë prej 43.576 euro dhe Golf në vlerë prej 19.000 euro. Por, sipas sqarimeve të drejtoreshës së agjencisë, këto vetura nuk janë blerë por janë huazuar.

10 vetura me çmime më të larta individuale

“Çdo vit ne në Bruksel jemi të obliguar që të bëjmë minimum verifikime. Deri në ardhjen time në agjenci ai minimum nuk është realizuar. Një pjesë e arsyes se pse nuk është realizuar ai minimum është se nuk kanë pasur me çka të shkojnë të vizitojnë projektet dhe për këtë unë jam paraqitur në Bruksel kemi biseduar, pyeta a mundet të merren vetura. Rregullat nuk lejojnë të blihen vetura. Do të thotë veturat nuk janë blerë por, janë huazuar në lizing  me çka lizingu operativ dhe shifrat që i shihni aty janë për tre vite. Do të thotë, ato shifra janë për të gjitha tre veturat që i marrim për përdorim për tre vite. Kështu që, këtu ka gjithashtu tendencë për t’u manipuluar”, deklaroi Dimova.

Për këtë aferë kanë reaguar edhe anëtarët e Qeverisë. Kryeministri, Zoran Zaev i ka bërë thirrje Dimovës që të sqarojë se çfarë ka ndodhur deri më tani dhe si janë ndarë paratë evropiane. Me një qëndrim të ngjashëm ka dalë edhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, i cili tha se pret nga institucionet që sa më shpejt të jetë e mundur të zbatojnë procedura adekuate, të hetojnë rastin dhe të informojnë me kohë për rezultatet dhe gjetjet e tyre. Ndërkohë, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se përshtypja nga informatat e publikuara rreth gjendjes së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane është shqetësuese.

“Nevojitet zbardhje e tërësishme e këtij rasti urgjentisht. Duhet të hetohen të gjitha gjetjet dhe të zbulohet e gjithë fotografia, sepse për shtetin vetëm një gjë është turp më i madh se spekulimet për keqpërdorimin e pretenduar të parave të obliguesve tatimor evropian – ndërsa ajo është kur në këto dyshime do të kishte të vërtetë”, ka shkruar Dimitrov.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Komisioni Evropian, i cili ha hapur hetim në lidhje me keqpërdorimin e pretenduar të fondeve të BE-së “Erazmus plus”, nga ana e Agjencisë Nacionale në vend. Në rast se vërtetohet keqpërdorim kriminel i fondeve, rasti do të dërgohet në trupën evropiane për luftë kundër mashtrimeve.

Komisioni Evropian është i informuar për rastin. Të gjitha pretendimet për keqpërdorim po shqyrtohen dhe aty ky bëhet fjalë për fonde të BE-së, çdo harxhim i parregullt do të identifikohet dhe do të kthehet prapa”, deklaroi për MIA-n zëdhënësja e arsimit e KE-së, Suzan Konze.

Nga komisioni kanë sqaruar se nëse vërtetohet keqpërdorimi i këtyre fondeve, atëherë shteti duhet t’i kthej BE-së financimet.

Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion para disa ditëve ka hapur lëndë pas denoncimit anonim që ka pranuar për keqpërdorim të mjeteve nga fondet e BE-së nga programet evropiane si Erazmus plus, Euridika nga ana e drejtoreshës së Agjencisë Nacionale për Programe Arsimore Evropiane

“Më 26 qershor kemi marrë informata nga MASh se është zbatuar mbikëqyrje dhe janë konstatuar parregullsi financiare, përkatësisht lëshime, dëm material, pas çka nga ministria është ngritur padi penale në PTHP”, deklaroi anëtari i Antikorrupsionit, Nuri Bajrami.

Zhvillimet po i ndjek edhe Prokuroria Publike e cila nuk ka përjashtuar mundësinë për ngritje të procedurës.

Kujtojmë se, Lidova më 6 gusht, publikoi rast mashtrimi dhe korrupsioni prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus plus” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button