fbpx

SPGPM, SHGM dhe KEMM: Dënim i kërcënimeve dhe diskreditimeve ndaj gazetarëve nga Lidija Dimova

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për etikë në media (KEMM) dënojnë komunikimin e pashembullt me përpjekje për diskreditim dhe e përcjellë me kërcënime për kallëzime kundër kolegëve nga onlajn “A1on”, nga drejtoresha e Agjencisë kombëtare për programe evropiane arsimore dhe të lëvizshmërisë, Lidija Dimova, njofton Portalb.mk.

“Në kumtesën e nënshkruar nga Dimova dhe Zoran Zlatkovski, menaxher i “V.E.Z. Trejd”, të publikuar si reagim ndaj tekstit të botuar nga “A1on” me titull” “Parukeri e Shkupit ka marrë mbi 270.000 euro para evropiane për edukim”, ka tendenca për të diskredituar autorin e tekstit, si dhe përpjekje për të vendosur dhe vlerësuar standardet gazetareske, që është ekskluzivisht puna e komunitetit profesional gazetaresk. Është e papranueshme që zyrtarë qeveritarë. nga pozita e pushtetit të kërcënojnë gazetarët me procese gjyqësore për fyerje dhe shpifje, sepse kjo gjë në pothuajse të gjitha rastet interpretohet si presion ndaj medias dhe lirisë së shtypit dhe përpjekje për të imponuar censurë”, theksohet në komunikatën e përbashkët të SPGPM, SHGM dhe KEMM.

Në komunikatë theksohet se figurat publike, veçanërisht zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar, janë subjekt i kritikave të publikut dhe duhet ta pranojnë këtë si pjesë të punës së tyre.

“I ftojmë palët e prekura që në vend së të përçmojnë publikisht gazetarët dhe të merren me etikë gazetareske, t’i drejtohen Këshillit për etikë në media në Maqedoni ose Këshillit të Nderit në SHGM-së, por gjithashtu të përdorin të drejtën e përgënjeshtrimit nëse është e nevojshme,” thuhet në komunikatë.

SPGPM, SHGM dhe KEMM u bëjnë thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që t’i përmbahen Kodit të gazetarisë dhe standardeve profesionale dhe etike dhe të marrin në konsideratë me kujdes të gjitha burimet e besueshme të informacionit kur publikojnë përmbajtje për keqpërdorime të mundshme të fondeve publike.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button