Mbajtja e maskës gjatë pandemisë COVID-19: mitet dhe faktet

Vëndosja e maskës është bërë e domosdoshme shkaku i pandemisë së shkaktuar nga virusi korona. Ju duhet të keni parasysh disa këshilla që do t’i ngremë në formën e miteve dhe fakteve:

Fakt: Nuk ka rëndësi vetëm mbajtja e maskës, por edhe mënura si e mbani atë.

Miti:  Maskat e rrobës nuk ju mbojnë.

Fakti: Nëse ato janë krijuar në trashësinë dhe në mënyrën e duhur, ato ju mbrojnë nga spërklat dhe infektimi nga Covid19.

Miti: Maskat mund të shkaktojnë grumbullim të dioksidit të karbonit (CO2).

Fakti: Disa njerëz mendojnë se bllokimi i frymëmarrjes nga maska mund të grumbullojë CO2 dhe mund të ju sëmurë. Kjo nuk është e vërtetë. Maskat ju lejojnë të merrni ajër në mënyrë të mjaftueshme, ndërkohë që mbrojnë gojën dhe hundën nga spërklat.

Miti: Mënyra se si mbani një maskë nuk është e rëndësishme.

Fakti: Veshja e një maske në mënyrë korrekte është çelësi për ta bërë atë efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Burimi: University of Maryland Medical System, në shqip nga Daniela Burnazi, shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button