Gjermani, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë vaksinimin kundër Kovid-19

Ministri federal i shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn tha se vaksinimet ndaj korona virusit në Gjermani mund të fillojnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.

“Siç qëndrojnë gjërat tani, unë supozoj se mund të fillojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm,” tha Spahn gjatë një video konference të hënën më 12 tetor.

Spahn kishte parashikuar tashmë muajin e që lamë pas se vaksinimet do të fillonin në Gjermani në pranverën e vitit të ardhshëm. Ai theksoi përsëri se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe se autoritetet do të fillonin duke vaksinuar së pari grupet me rrezik të lartë, të tilla si të moshuarit, punonjësit mjekësorë dhe të kujdesit shëndetësor.

Gjermania ka konfirmuar në total mbi 332,000 raste me korona virus.

Prej tyre, mbi 9,600 kanë vdekur dhe afro 280,000 janë shëruar.

Aktualisht, në të gjithë botën, janë duke u zhvilluar rreth 170 vaksina të mundshme kundër korona virusit.

Prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 26 janë në faza të testimit në njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button