RMV, këto janë 3 masat për të cilat do të vendosë Qeveria sot

Në një seancë jo të zakonshme që do të mbaje Qeveria e RMV-së sot përmes internetit, do të vendoset në qoftë se do të pranohen masat e reja të propozuara ditë më herët nga Ministria e Shëndetësisë apo jo, shkruan Portalb.mk.

Për cilat masa do të vendoset sot?

Masa e parë ka të bëje me mbajtjen obligative të maskës mbrojtëse apo ndonjë gjëje tjetër e cila do të mbulonte hundën edhe gojën, qoftë në ambient të hapur, edhe kur personi është duke ecur vetë si dhe në ambiente të mbyllura.

Ndërkaq maskat nuk do të duhet të mbahen vetëm kur fëmijët deri në gjashtë vjet janë duke bë sport, në veturë me anëtarët e familjes, kur të ulemi në kafene apo restorante dhe kur personi është vetë në zyrë.

Masa e dytë ndalon grupimet e më shumë se katër personave pas orës 22:00. Kurse masa e tretë ndalon grupimet familjare. Gjegjësisht, një familje mund të pranoje vetëm katër persona që nuk i përkasin asaj shtëpie, në shtëpi.

Ndryshe, me propozim të institucioneve shëndetësore në vend kjo seancë do të mbahet online, marrë parasysh rritjen e numrit të të infektuarve me kovid-19 ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button