Janë shty debatet publike në rajonin e Pollogut, për shpalljen e Sharrit park kombëtar

Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor po i shtyn debatet publike për Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr park kombëtar, të cilat ishin caktuar për 13, 14 dhe 15 tetor në Tetovë, Gostivar, fshatin Negotinë dhe fshatin Tearcë.

Kjo ministri në Facebook faqen shpjegon se debatet publike janë shtyrë për shkak të rritjes serioze të numrit të personave të infektuar me kovid-19, si dhe rekomandimeve nga Qeveria për të mos grumbulluar njerëzit në ambientet të mbyllura. Ata thonë se interesi për të marrë pjesë në debatet publike është i madh, ashtu që mbajtja e tyre në këto kushte është e rrezikshme për shëndetin publik, transmeton Meta.mk.

“Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor do të informojë me kohë publikun për mënyrat dhe kohën e konsultimeve me publikun lidhur me këtë Projektligj”, informojnë nga ministria.

Debatet publike janë një hap para miratimit zyrtar të ligjit dhe mbrojtjes faktike të Malit Sharr, si zonë me vlera të jashtëzakonshme, specie të rralla dhe endemike dhe ekosisteme unike.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button