fbpx

Gjigantët teknologjikë me influencë të madhe do të përballen me masa më të ashpra në Evropë

Se kush do të jetë pjesë e kësaj liste mbetet e paqartë. Megjithatë pritet që emra si Amazon, Apple, Facebook dhe Google të mos mungojnë, transmeton PCWorld. Nëse BE ecën përpara me këtë plan, tensionet me lidershipin Amerikan do të rriten.

Nuk përbën sekret fakti se Bashkimi Evropian do të vijojë luftën me gjigantët e teknologjisë. Sipas Financial Times BE ka ndërtuar një listë me afro 20 kompani teknologjike të cilat do të përballen me masa më të ashpra sesa rivalët e vegjël.

Këto masa parashikojnë transferim të dhënash dhe transparencë më e lartë. Lista do të bazohet në kritere si pjesët e tregut, numrin e përdoruesve dhe varësia që të tjerët kanë ndaj platformave të kompanive që do të hynë në këtë listë.

Se kush do të jetë pjesë e kësaj liste mbetet e paqartë. Megjithatë pritet që emra si Amazon, Apple, Facebook dhe Google të mos mungojnë. Nëse BE ecën përpara me këtë plan, tensionet me lidershipin Amerikan do të rriten.

Kur do të jetë gati kjo listë gjithashtu është një enigmë ndërsa në Dhjetor pritet që BE të miratojë rregulloren e re të internetit Digital Services Act. Sidoqë të jenë afat, objektivi është i njëjti. Bashkimit Evropian nuk është vënë pas gjobitjes së tyre por dëshiron që këto kompani të ndryshojnë sjelljet e tyre në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close