Kovid-19 mund të mbijetojë 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara, sipas studimit

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta deri në 28 ditë, raporton VOA.

Në një studim të botuar të hënën në revistën mjekësore “Virology Journal”, studiuesit e agjencisë australiane të shkencës, CSIRO, zbuluan se virusi SARS-COV-2 është “jashtëzakonisht i fortë” dhe jeton 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara në temperaturën 20 gradë celsius, krahasuar me virusin e gripit, i cili mbijeton 17 ditë në të njëjtat rrethana. Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se virusi SARS-COV-2 nuk është infektiv pas rreth 24 orësh ekspozimi në temperaturën 40 gradë celsius.

Shkencëtarët australianë zbuluan se koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të zakonshme si kartëmonedhat, qelqi dhe çeliku i pandryshkshëm.

Në Britani, kryeministri Boris Johnson po njofton një sistem të ri alarmi për koronavirusin. Në vend të zbatimit të masave të njëjta kufizuese për të gjithë vendin, sistemi i ri i qeverisë bënë tre klasifikime, zonat me rrezik të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë. Në nivelin e parë, zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit do të kenë kufizime të caktuara në restorante dhe lokale, masat kufizuese shtrëngohen gradualisht deri në nivelin e tretë, kur restorantet dhe lokalet do të detyrohen të mbyllen.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona me KOVID-19, 177 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 107 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 21.113, të shëruarve në 16.301, të vdekurve në 797, ndërkaq për momentin ka 4.015. Në 24 orët e fundit janë bërë 778 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 208.669 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button