BE përgatitet të shtojë presidentin bjellorus në listën e sanksioneve

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë të ditur se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, do të shtohet në listën e sanksioneve të bllokut evropian nëse situata në vendin e tij nuk përmirësohet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Këshilli Evropian tha se zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë të 9 gushtit “nuk ishin as të lira dhe as të drejta dhe se Alexander Lukashenko nuk ka asnjë legjitimitet demokratik”.

Këshilli Evropian bëri thirrje për “zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme, pa ndërhyrje të jashtme”.

Më tej, këshilli dënoi “dhunën e përdorur nga autoritetet bjelloruse kundër protestuesve paqësorë” dhe apeloi për lirimin e të gjithë personave “të ndaluar në mënyrë arbitrare, përfshirë të burgosurit politikë”.

“Konkluzionet kërkojnë masa kufizuese të vendosura ndaj 40 individëve përgjegjës për natyrën mashtruese të zgjedhjeve presidenciale dhe shtypjen e dhunshme të protestave paqësore, si dhe shprehin gatishmërinë e BE-së për të marrë masa të mëtejshme kufizuese ndaj njësive dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu edhe Alexander Lukashenko-n nëse situata nuk përmirësohet”, shton Këshilli Evropian.

Blloku po ashtu i bëri thirrje Bjellorusisë që të angazhohet në një dialog gjithëpërfshirës me popullin e saj dhe tha se është e “gatshme të mbështes një tranzicion paqësor demokratik me shumë lloje instrumentesh, përfshirë një plan gjithëpërfshirës të mbështetjes ekonomike për një Bjellorusi demokratike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button