Kovid-19 ka ulur të ardhurat nga taksat rrugore për më shumë se 4,3 milionë euro në tremujorin e tretë

Pandemia kovid-19 ka ndikuar negativisht në të ardhurat nga taksat rrugore të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore. Në periudhën korrik-shtator 2020, nga mbledhja e taksave në vend është realizuar qarkullim total prej 9.790.479 euro, informojnë për Meta.mk nga NP për rrugë shtetërore. Në tremujorin identik të vitit të kaluar, nga taksat rrugore në të gjitha bazat janë grumbulluar mbi 14.1 milionë euro, që do të thotë se vetëm për një tremujor ka rënie të të ardhurave prej mbi 4.3 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Nga NP për rrugë shtetërore sqarojnë se në tre muajt e verës nëpër stacionet e taksave në vend kanë kaluar 9,403,080 automjete, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë taksa rrugore kanë qenë të arkëtuara prej 14.112.726 automjeteve nga të gjitha kategoritë.

– Kemi ulje prej 33.37 % të automjeteve nga totali i automjeteve që kanë paguar dhe ulje prej 30.87 % të totalit të taksave të arkëtuara- shpjegojnë nga NP për rrugë shtetërore në lidhje me dëmet që vijnë nga pandemia e kovid-19.

Verën e kaluar, Greqia mbajti të mbyllur kufijtë tokësorë jo vetëm për turistët nga vendi ynë, por edhe për qytetarët e shteteve fqinje, të cilët tradicionalisht përdorin rrugën Korridori 10 nëpër vendin tonë për të udhëtuar drejt detit. Nevoja për të pasur PCR test për udhëtime në vendet e tjera fqinje, me përjashtim të Shqipërisë, ka ulur edhe më shumë numrin e automjeteve në rrugë dhe në atë mënyrë edhe arkëtimin e taksës rrugore.

Nga NP për rrugë shtetërore edhe në tremujorin e dytë të këtij vitit kanë regjistruar ulje të të ardhurave nga taksat rrugore për 40,7 %, kur janë arkëtuar vetëm 6.118.936 euro. Kriza e koronës imponoi kufizime të udhëtimeve, të cilat nga ana tjetër shkaktuan dëme prej disa milionë për NP rrugët shtetërore që cili këtë vit priste rreth 48,7 milionë euro nga taksat rrugore.

Lidhur me arkëtimin elektronike të taksave rrugore, në periudhën korrik-shtator 2020, nga shitja e pajisjeve elektronike dhe rimbushjet e tyre është realizuar qarkullim në vlerë prej 709.730 euro. Në këtë periudhë, janë shitur gjithsej 1.863 pajisje elektronike, ose individualisht 1,280 MSmart kartela dhe 583 pajisje MTag, informojnë nga NP për rrugë shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button