fbpx

Lakers e fitoi titullin e 17-të në finalen e NBA-së

Los Angeles Lakers të dielën vonë kanë mposhtur Miami Heat me rezultatin 106-93 për të fituar finalen e tyre të parë në NBA në 10 vjet dhe titullin e tyre të 17-të në histori, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një sezon të ndikuar nga pandemia e COVID-19 dhe të pezulluar që nga marsi, kampionët e Konferencës Perëndimore fituan serinë e finales prej 4-2 me ndeshje kundër kampionëve të Konferencës Lindore Heat në Orlando, Florida, ku “play-off”-i luhej që nga gushti pa tifozë për të mbrojtur lojtarët, trajnerët dhe stafin e ekipit.

Në ndeshjen e gjashtë, superylli i Lakers-ave, LeBron James shënoi 28 pikë, 14 kërcime dhe 10 asiste ndërsa qendra Anthony Davis shënoi 19 pikë, 15 kërcime dhe 3 asiste.

Ky është titulli i katërt i NBA-së për James, i cili të dielën zhvilloi ndeshjen e tij të 260-të në “play-off” që është një rekord. Ai po ashtu për herë të katërt mori Çmimin e Lojtarit më të Vlefshëm të NBA Final (MVP).

“Erdha këtu të vendos këtë ekip aty ku e ka vendin”, tha superylli duke iu referuar Lakers-ave.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close