Turqia paralajmëroi rikthim të anijes vëzhguese në Mesdhe

Turqia ka paralajmëruar se do të fillojë përsëri kërkimet për burime natyrore në ujërat e diskutueshme të Mesdheut Lindor, njoftojnë mediat e huaja. Kjo lëvizje vjen 4 ditë pas takimit mes ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias me homologun e tij turk Çavusoglu, të cilët biseduan për një datë të re për nisjen e eksplorimeve, njofton Portalb.mk.

Turqia tërhoqi anijen e saj, Oruç Reis, në shtator përpara përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjen. Tani, Ankaraja ka thënë se anija do të kalojë përsëri 10 ditë duke kryer kërkime në Mesdheun Lindor. Anija do të shoqërohet gjithashtu nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Greqisë e quajti vendimin një “përshkallëzim të madh dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon”.

Kërkimet për gaz nga Turqia në Mesdheun Lindor pranë kufirit me Greqinë, ndezën  tensione në gusht kur anija turke u dërgua për të vëzhguar një zonë të pretenduar nga Greqia, Turqia dhe Qiproja.

Tensionet arritën kulmin aq sa dy shtetet fqinje me njëra-tjetrën kërcënuan me luftë. Por ndërhyrja e Bashkimit Europian zbuti tonet mes palëve dhe këto të fundit u angazhuan për dialog mes tyre.

Greqia dhe Turqia janë të dy anëtare të NATO-s, por kanë një histori të mosmarrëveshjeve kufitare dhe pretendimeve konkurruese mbi të drejtat detare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button