Pas vizitës në Ballkan, Varhejli në vetë-izolim

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, është vetë-izoluar, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostifikuar me koronavirusin COVID-19. Ai e njoftoi këtë përmes rrjetit social Twitter, transmeton Portalb.mk.

“Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetë-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi.

Eurokomesari për zgjerim,  javën që lamë pas qëndroi për vizitë Maqedoninë e Veriut,  Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi

Në Maqedoninë e Veriut Varhelyi  realizoi takime me krerët e lartë shtetëror, ku edhe prezantoi para tyre raportin e fundit të Komisionin Evropian si dhe planin e propozuar për ekonomi dhe investime

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të javës së kaluar ka qenë në vetë-izolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për koronavirus ka dalë negativ.

Evropa ditëve të fundit ka regjistruar numër të lartë të të infektuarve me Covid-19 . Deri tani sipas OBSH-së janë regjistruar më shumë se 6.5 milionë raste të korona virusit. Megjithatë edhe pse bilanci i infektimeve është rënduar OBSH-ja dje ka kërkuar që të mos ketë rikthim të masave të izolimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button