RMV, është ndryshuar vendimi, u rikthye obligimi për test PCR në kufijtë e këtyre shteteve

Vetëm disa minuta para hyrjes në fuqi së vendimit i cili do të lejonte shtetasit e RMV-së të udhëtojnë në shtetet e rajonit pa PCR test, një gjë e tillë u anulua, respektivisht u ndryshua vendimi dhe sipas vendimit të ri, hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine nuk do të lejohet pa test PCR, pra pa PCR do të mund të udhëtohet vetëm në Kosovë, shkruan Portalb.mk.

Ky ndryshim i vendimit të fundit të Qeverisë së RMV-së dhe shteteve të rajonit, duke respektuar parimin e reciprocitetit është ndryshuar për shkak të përkeqësimit të situatës me kovid-19 në rajon.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i informon qytetarët se në përputhje me përkeqësimin e situatës me pandeminë KOVID-19 në rajon dhe numrin e madh të rasteve të reja pozitive, hyrja e shtetasve maqedonas në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të lejohet pa test negativ PCR i cili nuk është më i vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto vende” kumtuan nga Qeveria e RMV-së.

Megjithatë, ngelet e hapur mundësia që qytetarët e RMV-së të udhëtojnë pa test PCR në Republikën e Kosovës, përkundër kësaj, Qeveria apelon që udhëtimet të bëhen vetëm në raste të patjetërsueshme.

“Mbetet mundësia që qytetarët maqedonas të hyjnë në Kosovë pa test PCR, por Qeveria u bën apel qytetarëve që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk kanë të patjetërsueshme” shkruan në mes të tjerash në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu bëjnë të ditur se në ditët në vijim do të rishikohet vendimi për (mos)hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, gjithçka do të varet prej situatës epidemiologjike në rajon.

Ndryshe, një javë me herët nga Qeveria e RMV-së dhe shteteve të rajonit u soll vendimi që të udhëtohet pa test PCR, kështu të gjitha shtetet e rajonit, gjegjësisht Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi pranuan të respektojnë parimin e reciprocitetit, kështu që nga data 12 tetor do të lejohej lëvizja e qytetarëve në shtetet e lartpërmendura pa pasur nevojë për test PCR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button