Filipçe: Nuk shoh arsye pse deputetët të mos punonin nga shtëpia

Pasi edhe deputeti i LSDM-së Llaze Tanevski pas Ismail Jahoski nga BDI-ja sot konfirmoi se është pozitiv në koronavirus, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se ka rekomandim që Kuvendi të punojë onlajn,  pa prani fizike prej tash e tutje, deri sa mos të qetësohet pandemia, njofton Portalb.mk.

Ashtu deputetët do të mbrojnë së pari shëndetin e vet, do të shmangin grupimin dhe nuk e shoh përse do të ishte pengesë obligimet e vete t’i kryejnë nga distanca, sikurse të gjithë të tjerët, tha ai.

Në pyetjen nëse dhe cilët deputetë do të shkojnë në izolim pas testeve pozitive të Ismail Jahoskit dhe Llaze Taneskit ministri u përgjigje se do të dihet sot pas realizimit të anketave epidemiologjike.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje, menjëherë pasi Jahoski e ka informuar se ishte pozitiv dhe se ishte i hospitalizuar, është lajmëruar te kryetari i komisionit për sëmundje infektive Zharko Karaxhovski, për të kërkuar mendim. Menjëherë ka filluar anketa me deputetët rreth kontakteve me të, e atyre do t’iu shtohen edhe kontaktet me Tanevskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button