Shpallja e Sharrit park kombëtar në debat publik në Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Vrapçisht

Debatet publike për Projektligjin për shpalljen e një pjese të Malit Sharr si zonë të mbrojtur të kategorisë II – Park Kombëtar, do të fillojnë javën e ardhshme dhe do të mbahen në komunat  Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Vrapçisht. Banorët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet e këtyre qeverive lokale do të duhet të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mbi projektligjin dhe dokumentet e tjera që do t’ju duhen për të mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin e një prej zonave më unike në vend, njofton Portalb.mk.

Debatet publike janë një hap para miratimit zyrtar të ligjit dhe mbrojtjes faktike të Malit Sharr, si zonë me vlera të jashtëzakonshme, specie të rralla dhe endemike dhe ekosisteme unike. Ka kohë që publiku kërkon mbrojtjen e duhur të Sharrit dhe parandalimin e shkatërrimit të tij, nga aktivitete si prerja e paligjshme, por edhe nga projekte të ndryshme ndërtimore që e kërcënojnë mbijetesën e jetës së egër, siç është ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Ministria informon se do të organizohen katër debate publike edhe atë: më 13 tetor, e martë në ora 14:00 në Universitetin e Tetovës, të nesërmen, më 14 tetor në orën 15:00, në Sallën e Këshillit të Komunës Gostivar dhe në orën 18:30 në sallën e sporteve në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit dhe më 15 tetor, të enjten, në ora 18:00 pas dite, në sallën e sporteve në fshatin Tearcë, Komuna e Tearcës.

Projektligji është publikuar në Regjistrin e vetëm kombëtar elektronik të rregulloreve www.ener.gov.mk dhe në faqen e internetit të ministrisë www.moepp.gov.mk dhe të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin komente, vërejtje dhe konsulta jo më vonë se dhjetë ditë nga mbajtjen e seancës së debatit publik, përkatësisht deri më 25 tetor 2020 në [email protected]. Për të respektuar protokollet shëndetësore, pjesëmarrja në debatet publike duhet të paralajmërohet në [email protected]“, informojnë nga Ministria.

Sipas tekstit të projektligjit për të shpall Malin Sharr park kombëtar, qëllimi është që të ruhet gjendja autentike e natyrës dhe të parandalohen veprimet që mund të shkaktojnë prishjen e ekuilibrit natyror të ekosistemeve. Ky akt parashikon krijim të kushteve të favorshme për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e diversitetit biologjik dhe peizazhit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që nuk e rrezikon mbijetesën e specieve dhe ekuilibrin e tyre natyror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button