Inspektorët pas kontrolleve të djeshme kundër hotelierëve: 12 padi penale dhe 4 procedura kundërvajtëse

Gjatë ditës së djeshme Inspektorati Shtetëror i Tregut në shumë qytete të shtetit ka kryer gjithsej 36 mbikëqyrje dhe 488 kontrolle në objektet hotelierike në pajtueshmëri me Ligjin për Veprimtari Hotelierike, për Mbrojtje nga Pirja e Duhanit dhe protokollet shëndetësore (distanca e lejuar, radhitja dhe numri i tavolinave, etj.) për hapjen dhe punën e objekteve hotelierike, njofton Portalb.mk.

Pastaj, në një pjesë të objekteve hotelierike janë konstatuar parregullsi në pjesën e mosrespektimit të protokolleve shëndetësore, mosrespektim të orarit të punës dhe shkelje të Ligjin për Mbrojtje nga Pirja e Cigares.

Për atë, Inspektorati ka dorëzuar 12 padi penale për mosrespektim të protokolleve shëndetësore në disa objekte hotelierike në Shkup, Ohër, Manastir dhe Kërçovë.

Do të fillojë edhe dy procedura kundërvajtëse për objekte të paregjistruara në Shkup dhe Tetovë, një procedurë kundërvatjëse për mosrespektim të orarit të punës në objekt në Kërçovë dhe një procedurë kundërvajtëse për shkelje të Ligjit për Mbrojtje nga  Mbrojtja e Pirjes së Duhanit në një objekt në Shkup.

Pas kontrolleve është konstatuar edhe një mosrespektim të vendimit për ndalesë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë nga ana e një objektit në Manastir, për çka do të vijojë vulosje fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button