RMV, në Klinikën Infektive janë mbushur të gjithë krevatet, në funksion është reparti modular

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se tërësisht është mbushur kapaciteti i Klinikës Infektive dhe se prej mbrëmë është aktivizuar spitali modular i vendosur në afërsi të ndërtesës së klinikës, njofton Portalb.mk.

“Vala e vjeshtës me të infektuar me KOVID-19 e rriti numrin e pranimeve në Klinikën Infektive, kështu që prej pasdite janë mbushur të gjithë krevatet. Për këtë në funksion e kemi vendosur repartin modular”, deklaroi Filipçe.

Në ndihmë ka ardhur edhe personeli nga Klinika e Pulmologjisë dhe nga Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha dhe Tuberkulozi. Ministri paraprakisht njoftoi se kanë mbetur vetëm edhe 10 vende të lira në Klinikën Infektive, por me valën e re dhe të infektuarit e rinj, është mbushur tërë kapaciteti.

Në 24 orët e fundit janë pranuar 13 pacientë, dhe gjithsej janë hospitalizuar 86 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 55 pacientë, a nuk ka asnjë në respirator.

Filipçe paralajmëroi se karantinë e plotë është masa e ardhshme e cila do të sillet nëse qytetarët nuk i respektojnë masat.

Filipçe potencoi se edhe pse tani për tani jemi larg një skenari të tillë, beson se kjo pako e masave, rritja e kompetencave të inspektorëve dhe apeli deri te qytetarët që të respektojnë masat, do të japë rezultat pozitiv. Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që përsëri të mbyllen çerdhet dhe shkollat.

Për vetëm tre ditë kemi pothuajse 1.000 raste të reja, ndërsa vetëm javën e kaluar janë regjistruar 1.175 raste të reja me Kovid-19. Në 24 orët e fundit 24 orët e fundit nga 2.464 testime të bëra, 393 persona kanë rezultuar pozitiv në KOVID-19, numër rekord që nga fillimi i pandemisë. Kjo rritje drastike e numrit e shtyu Komisionin për sëmundje ngjitëse që të propozojë masa të reja restriktive: mbajtja e maskave në të hapur, ndalesë për grupim në hapësirë publike më shumë se katër persona, në banesë apo shtëpi mund të pranohen vetëm katër mysafir, ndërsa ndalohen edhe tubimet më të mëdha familjare dhe festat. Për këto masa pritet që Qeveria të debatojë në seancën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button