Zgjerohet programi për transplantim të organeve në RMV

Me rastin e shënimit të sotëm të Ditës evropiane të dhurimit të gjakut, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se është zgjeruar programi për transplantimin e organeve në vend, pra përveç veshkëve, tani ka lista për pritje për dhurim të mëlçisë, kockave dhe indeve, zemrës dhe listë pediatrike për zemër, njofton Portalb.

Edhe krahas krizës me Kovid-19, tha Filipçe, nuk guxon të lejohet që të sëmurët tjerë të ballafaqohen me probleme shëndetësore. Përkujtoi se tanimë është kryer transplantim i zemrës nga një dhurues i vdekur në maj të këtij viti dhe se ky akt tanimë jep rezultate. Potencoi se transplantimi është proces që është shumë i kompleksuar, i ndërlikuar, dhe përfshin aktivitete të ekspertëve nga më shumë specialitete.

“Është zgjeruar programi dhe përveç transplantimit të veshkëve, për çka është bërë listë elektronike të pritjes dhe softuer për zgjedhje të pranuesve potencialë të organeve në situatë kur ka kufomë, është tani në sistemin
‘Termini im’, kjo do të thotë se çdo pacient, i cili është kandidat për transplantim të veshkëve, ka bërë të ashtuquajturin HDL-tipizim dhe dihen karakteristikat në bazë të të cilave mund të thuhet nëse mund të transplantohen veshkët ose jo. Është bërë listë e pritjes së pacientëve, të cilëve u nevojitet transplantim të mëlçisë, më tej të kockave dhe gjithë kjo është pjesë e asaj liste kombëtare për pritje së bashku me listën kombëtare të pranuesve potenciale të zemrës dhe listës pediatrike të zemrës”, tha Filipçe.

Koordinatori kombëtar e ka azhurnuar bashkëpunimin me të gjithë koordinatorët spitalorë, të cilët marrin pjesë në këtë proces, ndërsa është bërë analizë edhe e më shumë pacientëve, të cilëve u është diagnostikuar vdekja e trurit dhe në pajtim me kompatibilitetin dhe pajtueshmërinë të cilën e kanë dhënë familjet, janë bërë edhe dy transplantime të veshkëve gjatë periudhës së kaluar.

“Vlerësoj se transplantimi zemrës që ka ndodhur në maj, ishte dëshmi se një qasje e tillë sistematike jep rezultate”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button