Nga “8 Shtatori” do të largohet infektologu i përgjithshëm, ka dhënë dorëheqje edhe një mjeke nga Klinika infektive

Në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informoi se një mjeke – infektologe ka dhënë dorëheqje nga Klinika për sëmundje infektive dhe planifikon të largohet për të punuar në spital privat dhe gjithashtu edhe mjekja e cila e ka udhëhequr në Repartin infektiv në Spitalin e qytetit “8 Shtatori” që paralajmëroi se do të shkojë në spital privat, njofton Portalb.

“Nuk e di nëse është e formalizuar e tërë kjo, unë bisedova me të, por ajo është e vendosur për këtë. Atje ka dy infektologë të tjerë. Mendojmë dhe tani më mendojmë për mënyrën në të cilën do të përforcohet ai repart. Tani për tani, së bashku me internistët, duke e pasur parasysh këtë numër të pacientëve të cilët janë të hospitalizuar dhe plani ynë të mos rritet ai numër, këta mjekë janë të mjaftueshëm”, theksoi Filipçe.

Për infermieret nga Klinika infektive tha se ato në takimin inicial, edhe pse pohuan se nuk do të largohen në institucion privat, e kanë bërë këtë.

“Komunikuam edhe njëherë që më pas të thonë se planifikojnë ta braktisin klinikën dhe në pajtim me këtë, Klinika infektive ka vendosur ta ndërmarrin funksionin e tyre”, tha Filipçe.

Lidhur me atë se pse po largohet kuadri nga klinikat shtetërore, Filipçe potencoi se është e vështirë të thuhet se pse. Ka shtuar një pjesë janë të lodhur, ndërsa një pjesë kanë pasur arsye të tjera, por, siç ka thënë Filipçe, është e vështirë të thuhet pse japin dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button