RMV, Ribalanci i buxhetit para deputetëve: Shpenzimet rriten për 162 milionë euro

Qeveria e dërgoi në Kuvend propozimin  për ribalanc të buxhetit për vitin 2020, në të cilin mes tjerash parashikohet rritje e shpenzimeve për 10 miliardë denarë (162 milionë euro) në krahasim me projeksionet fillestare për sivjet, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 253 miliardë denarë (4,1 miliardë euro) dhe tani janë për 4,1 për qind më të larta në krahasim me planin.

“Duke i pasur parasysh rrethanat e ndodhura janë realizuar ndryshime në projeksionet iniciale në anën e shpenzimeve të buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, para së gjithash për zbatim të aktiviteteve të parapara me pakon e katërt të masave. Shpenzimet për pagesë të pagave janë projektuar në nivel prej 30,2 miliardë denarë (491 milionë euro), gjegjësisht në të njëtin nivel në krahasim me planin. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë planifikuar në vlerë prej 17,8 miliardë denarë (289 milionë euro) ose për rreth 1 miliardë denarë më pak në krahasim me planin për vitin 2020, si rezultat i masave për sjellje në minimum të të gjithë shpenzimeve më pak produktive nga buxheti, të cilat në esencë edhe drejtpërdrejtë nuk janë të lidhura me ballafaqimin nga virusi korona, madje pa u prishur shlyerja e rregullt e detyrimeve të shfrytëzuesve buxhetor”, shkruan në propozim-buxhetin.

Përndryshe, transferet rrjedhëse janë planifikuar në nivel prej 178,2 miliardë denarë (2,8 miliardë euro) ose për rreth 12,1 miliardë denarë (196 milionë euro) janë më të larta në krahasim me planin për vitin 2020, ndërsa u dedikohen para së gjithash masave të ndërmarra për sigurim të mjeteve për implementim të masave ekonomiketë miratuara nga ana e Qeverisë për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivel prej 18,4 miliardë denarë (299 milionë euro), që është për 1,1 miliardë denarë (17,9 milionë euro) më pak në krahasim me planin për vitin 2020. Në propozim-buxhet thuhet se zvogëlimi është rezultat i aktiviteteve të ngadalësuara ekonomike, prolongim i investimeve për shkak të veprimeve zgjedhore, si dhe masa për përmbajtje nga furnizime të mobiljes, pajisjeve dhe automjeteve, të cilat në mënyrë esenciale dhe të drejtpërdrejtë nuk jsnë të lidhura me ballafaqim me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19.

Me ribalancin, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 196,3 miliardë denarë (3,1 miliardë euro) dhe të njëjtat janë planifikuar në pothuajse nivel identik të planit fillestar.

Deficiti është i pozicionuar në vlerë prej 56,6 miliardë denarë (920 milionë euro), gjegjësisht 8,4 për qind nga BPV-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button